Politike

VD-Bashkimi doganor Shqipëri-Kosovë/ Memorandumi i mirëkuptimit, ministrat: Prezantohet në nëntor

Memorandumi i mirëkuptimit sipas tyre do të prezantohet në vjeshtën e këtij viti. 

20 Qershor 2022, 11:47 Nga A.B
VD-Bashkimi doganor Shqipëri-Kosovë/ Memorandumi i mirëkuptimit,
Delina Ibrahimaj

PRISHTINE- Dy ministrat e Financave të Shqipërisë dhe Kosovës, Delina Ibrahimaj dhe Hekuran Murati, u zotuan për një marrëveshje që do të lehtësojë kalimin e mallrave në doganë. Memorandumi i mirëkuptimit sipas tyre do të prezantohet në vjeshtën e këtij viti. 

Ministri i financave Kosovë: Memorandumi për ngritjen e një grupi pune për bashkimin doganor definon të dyja anët që do të punojnë ngushtë për një bashkim doganor. Shfrytëzohet koha efektive, palët do të punojnë bashkë, do të prezantohet në nëntor të këtij viti. Të premten e javës së kaluar, të dy drejtorët e doganave nënshkruan marrëveshje për njohjen e mallrave që hyjën e dalin

Ministrja e Financave e Shqipërisë, Delina Ibrahimaj: Takimi është kthyer në traditë dhe na ka mundësuar që të punojmë më ngusht. Kemi shumë sfida të përbashkëta, dua të përgëzoj të dy administratat për bashkëpunimin e tyre. Qeveria shqiptare ka marrë angazhimin që të zerojë tarifat, në mënyrë që të lehtësohet për qytetarët. Kjo është marrëveshje e rëndësishme për Shqipërinë e Kosovën se do lejonte që të kalonin mallrat pa asnjë kontroll. Uroj që në mbledhjen e ardhshme të bëhen realitet. 

delina ibrahimaj hekuran murati mbledhja shqiperi-kosove

Sondazh

Poll