Politike

VD-Çuçi tregon si do zbulohen eksponentët e krimit: Kosova na lajmëron nëse ndryshojnë emrin apo martohen atje

Ministri sqaroi se kushdo që shkel ligjin, në lidhje me çdo ndryshim që do të bëjë në gjendje civile, shtetet do të kenë mundësi të sinjalizojnë njëri-tjetrin. 

20 Qershor 2022, 11:52 Nga F.M
VD-Çuçi tregon si do zbulohen eksponentët e krimit: Kosova na
Bledi Cuci, minister

PRISHTINE- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi shpjegoi në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë se lehtësimi i lëvizjes në kufi do të vijojë edhe me një marrëveshje për përditësimin në kohë reale të gjendjes civile. Ministri sqaroi se kushdo që shkel ligjin, në lidhje me çdo ndryshim që do të bëjë në gjendje civile, shtetet do të kenë mundësi të sinjalizojnë njëri-tjetrin. 

"Marrëveshja e radhës ka të bëjë me shkëmbimin në kohë reale të të dhënave të gjendjes civile me shtetasit që janë martuar duke shmangur çdo ndryshim që është bërë duke abuzuar në të dy vendet. Kosova lajmërohet në kohë reale nga Shqipëria. Edhe për shtetasit shqiptarë që martohen apo bëjnë ndryshime në gjendjen civile në Kosovë, lajmërohemi menjëherë. Kjo na shërben për të gjithë ata që bëjnë veprime të tilla për t’ju shmangur drejtësisë."-tha Cuçi.

Sondazh

Poll