Politike

VD-Ministri e sqaron, Rama nuk e lë batutën: T'ua heqim qytetarëve përshëndetjen nga polici, më fut ankthin...

Ai replikoi me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

20 Qershor 2022, 11:47 Nga F.M

VD-Ministri e sqaron, Rama nuk e lë batutën: T'ua heqim

TIRANE- Kryeministri Edi Rama tha se e kapte ankthi sa herë që kujtonte procedurat e kalimit të qytetarëve në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës. Rama tha se qytetarëve duhet t'ju krijohet mundësia që të mos ndalohet qoftë edhe nga polici për t'ju uruar rrugë të mbarë. Ai replikoi me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Dialogu Rama-Sveçla: 

Edi Rama: A mund të bëjë një pyetje unë se kjo fjalia do të kemi disa lehtësira më fut ankthin, sepse e imagjinoj veten në makinë duke pritur lehtësira. Çfarë janë këto lehtësira, këtu bëhet fjalë që kur njeriu të niset për plazh, të mos ndalohet

Xhelal Sveçla: Kur isha para disa ditësh në Shqipëri, polici kufitar më uroi ditë të mbarë

Edi Rama: A mund t’ua kursejmë qytetarëve shqiptarë edhe këtë urim e të mos ketë fare policë, apo duhet patjetër një polic aty.

Xhelal Sveçla: Atë e parashikon protokolli.

Edi Rama: Aha ok, domethënë siç e shikoni, është në dorën e ministrave, shpresoj që në korrik qytetarët të vijnë në korrik pa ua uruar polici mirëseardhjen.

edi rama xhelal sveçla mbledhja shqiperi-kosove

Sondazh

Poll