Politike

VD-Hiqen kufizimet për studentët shqiptarë, mund të studiojnë lehtësisht në Kosovë apo Shqipëri

Studentët do të kenë të drejta të barabarta. 

20 Qershor 2022, 11:28 Nga A.B
VD-Hiqen kufizimet për studentët shqiptarë, mund të
Ministri

KOSOVË- Studentët e Shqipërisë dhe të Kosovës nuk do të kenë kufizime për të studiuar në secilin shtet. Kështu u bë e ditur ditën e sotme gjatë mbledhjes së dy qeverive në Kosovë. Zv.ministri i Arsimit i Kosovës Dukagjin Pupovci, dhe Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Evis Kush bënë të ditur se studentët do të kenë të drejta të barabarta. 

Zv, ministri i Arsimit në Kosovë, Dukagjin Pupovci: Do nënshkruhet marrëveshja me ku do të hiqen kufizimet për studentët e dy vendeve, maturantët e Shqipërisë dhe Kosovës do të kenë të drejta të barabarta. Do të ofrohen kuota të vecanta për të rinjtë e Shqipërisë. Në frymën e procesit të Bolonjës do të punojmë për studentët që duan të kalojnë periudha më të shkurtra. 

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi: Sot u japim kushte të barabarta të rinjve nga shqipëria e Kosova për të konkuruar njësoj. Do të lehtësojmë procedurat e njohjes së diplomave të shkollave të mesme, do të njihen për 3 ditë. Që vitin e ardhshëm, cdo i ri që ka një diplomë të arsimit të mesëm mund të konkurojë në Shqipëri apo në Kosovë në kushte të barabarta. Kjo vjen në bazë të njësimit të kurrikulës. 

mbledhja kosove-shqiperi dukagjin pupovci

Sondazh

Poll