Politike

VD-IRONIA/ Rama: As qeni nuk lehu më kur nisën hymnet, mesazh për ata që shohin xixa mes meje e Kurtit

Sipas Ramës, ai dhe Kurti kanë rënë dakort që të mos merren vesh e nuk kanë asnjë çështje të mbetur pezull.

20 Qershor 2022, 11:34 Nga F.M
VD-IRONIA/ Rama: As qeni nuk lehu më kur nisën hymnet, mesazh
Edi Rama

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë gjatë mbledhjes mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës. I pranishëm në takim, Rama dha një mesazh për të gjithë kritikët në lidhje me marrëdhënien e tij me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, duke shtuar se mes tyre 'nuk ka xixa'. Sipas Ramës, ai dhe Kurti kanë rënë dakort që të mos merren vesh e nuk kanë asnjë çështje të mbetur pezull.

"Ndërveprimi mes dy grupeve parlamentare ka kaluar në një nivel tjetër. Ka procese që janë të përbashkueshme. Këto ishin fjalët e mia për këtë hapje, faleminderit për këtë mundësi, është kënaqësi e veçantë. Faleminderit për ndalimin e shiut, ka pasur reshje 20 minutëshe. Ishte një qen aty që lehte para këndimit të hymneve, por më pas as ai nuk lehu më. Kjo mbase jep një mesazh pë rata që kërkojnë të shohin xixa mes nesh dhe çështje të hapura mes meje e homologut këtu. Nuk ka të tilla. Kemi çështje për të cilat jemi marrëvesh duke mos u marrë vesh.,"- tha Rama.

edi rama mbledhja shqiperi-kosove

Sondazh

Poll