Politike

VD-Rama kritikon Kurtin: Keni kursyer letrat, shquheni për ndershmërinë në shpenzimet buxhetore

Me humor, Rama u shpreh se Vetëvendosja shquhet për ndershmëri në shpenzimet buxhetore. 

20 Qershor 2022, 11:40 Nga F.M
VD-Rama kritikon Kurtin: Keni kursyer letrat, shquheni për
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat në tryezën e takimit me qeverinë e Kosovës. Ai vuri në dukje se Kurti kishte kursyer shkronjat, duke shtuar se e gjitha do të jetë bërë për letrën. Me humor, Rama u shpreh se Vetëvendosja shquhet për ndershmëri në shpenzimet buxhetore. 

Pjesë nga biseda: 

Albin Kurti: Të kalojmë menjëherë tek marrëveshjet, e para është për ministritë e arsimit, po jua kaloj fjalën juve.

Edi Rama: Ne na lejohet të bëjmë edhe vërejtje, qëkur Vetëvendosja ka marrë qeverinë, këto gërmat janë shkurtuar, besoj për kursim letre. Është një fakt tashmë që Vetëvendosja shquhet për ndershmëri në shpenzimet buxhetore. Tani unë po vijoj me marrëveshjen për Ministritë e Arsimit. Shefja e Arsimit është një grua, por këtu Kurti na ka vendosur përballë një burrë dhe ne e repsketojmë vendimin.

edi rama albin kurti mbledhja shqiperi-kosove

Sondazh

Poll