Politike

VD-Shtetasit e Kosovës dhe Shqipërisë do të trajtohen si të të njëjtit shtet në kufi

Sveçla tha se do të hiqen korsit dhe kalimi do të jetë si në autostradë. 

20 Qershor 2022, 11:45 Nga A.B

VD-Shtetasit e Kosovës dhe Shqipërisë do të trajtohen si

PRISHTINE- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla deklaroi se për të lehtësuar kalimin mes qytetarëve Kosovë-Shqipëri, në kufi ata do të trajtohen si të të njëjtit shtet. Sveçla tha se do të hiqen korsit dhe kalimi do të jetë si në autostradë. 

"Me qëllim të krijimit të lehtësirave në brezin kufitar, sot nënshkruajmë protokollin që rrjedh nga marëveshja e kaluar. Do të definohet kalimi, jo me korsi të vecanta por ai me kalimin me dokumentet identifikuese Ky nuk është protokolli i fundit, i fundit do të jetë kalimi si rrugë normale në autostradë. Protokolli i rradhës është regjiimi që shtetasit të trajtohen si shtetas të të njëjtit shtet."-tha ai. 

xhelal svecla mbledhja shqiperi-kosove

Sondazh

Poll