Politike

Rama: Abetarja e unifikuar do të shkojë në çdo trevë ku ka shqiptarë, do flasim dhe me Serbinë

Rama tha se do të bashkëpunojë edhe me qeverinë e Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë

20 Qershor 2022, 11:49 Nga A.B
Rama: Abetarja e unifikuar do të shkojë në çdo trevë
Edi Rama

PRISHTINE- Kryeministri Edi Rama shprehu ambicien për të finalizuar projektin e albanologjisë dhe të një abetareje të përbashkët për çdo fëmijë që mëson shqip. Rama tha se do të bashkëpunojë edhe me qeverinë e Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, në mënyrë që në çdo trevë ku flitet shqip të jetë e njëjta abetare.

Edi Rama: Projekti për enciklopedinë shqiptarë. Projekti i albanologjisë që merr udhë si vullnet i përbashkët i dy qeverive. Është këtu vendi I duhur se ka përfunduar faza e parë për abetaren e unifikuar, kemi fituesin. Jam shumë I lumtur që bashkë me Albinin do të dorëzojmë abetaret e unifikuara. Ne kemi folur edhe me përfaqësuesit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, edhe me Kryeministrin e Malit të Zi dhe do të flasim edhe me Serbinë që kjo abetare e unifikuar të shkojë tek të gjitha familjet shqiptare. Edhe në diasporë gjithashtu. Do ta kemi abetaren e unifikuar kudo ku kërkohet.

edi rama mbledhja shqiperi-kosove

Sondazh

Poll