Politike

VD-Rama-ministrave të Brendshëm: S'ka më kontrolle në Morinë, të mos e shtyjmë marrëveshjen për Portin e Durrësit

Rama tha se puna për Portin e Durrësit duhet të vazhdojë

20 Qershor 2022, 11:31 Nga F.M

VD-Rama-ministrave të Brendshëm: S'ka më kontrolle në

PRISHTINE- Kryeministri Edi Rama iu kërkoi të dy ministrave të Brendshëm, të Shqipërisë dhe Kosovës që të lehtësohen sa më shumë procedurat e kalimit në Morinë. Rama tha se puna për Portin e Durrësit duhet të vazhdojë dhe në mbledhjen e sotme do të prezantohet edhe studimi për Portin e Durrësit.

Edi Rama: Një indikator jashtëzakonisht i rëndësishëm, besoj që kemi mundësimë që ta intensifikojmë dhe t shtojmë volumin e investimeve, pa diskutim. Dua tu kujtoj ministrave të brendshëm që kemi një protokoll të nënshkruar në prill të vitit të shkuar në Morinë. Në këtë sezon kemi parë që kemi pasur radhë të shumta për shkak të kontrolleve të shumta që bëhen një për një të makinave. Këtë sezon s'ka më. Sot me vjen shumë mirë që kemi ardhur me përfaqësues të kompanisë prestigjioze për të prezantuar studimin e Portit të Durrësit. Kjo gjë përbën një projekt me rëndësi strategjike. Ne kemi filluar punën konkretisht me studimin përkatës që nga Porti i Durrësit tek Porti i thatë i Prishtinës. Besojmë që duke e shtyrë bashkarisht këtë projekt të madh, me hekurudhën dhe portin ushtarak bazë të NATO-s, të re, në mesdhe në Durrës, gjë për të cilën ne kemi filluar kontaktet me NATO-n, jemi në një situatë tërësisht tjetër krahasuar me 10-vjeçarin.

 

edi rama porti i durresit mbledhja shqiperi-kosove

Sondazh

Poll