Politike

VD-'Kur takohem me Kurtin, qeshim jo pak'/ Rama: Janë shtuar investimet e Kosovës në Shqipëri

Rama tha se të dy vendet kanë shtuar investimet te njëra-tjetra.

20 Qershor 2022, 11:21 Nga A.B

VD-'Kur takohem me Kurtin, qeshim jo pak'/ Rama: Janë shtuar

PRISHTINE- Kryeministri Edi Rama i kaloi me batutë zërat në media se mes tij dhe Albin Kurtit ka një "ngërç". Rama tha se kur takohet me Kurtin "qesh jo pak", ndërsa shtoi se për punën të dy kanë sinergji. Rama foli edhe për investimet dhe tha se të dy vendet kanë shtuar investimet te njëra-tjetra.

Edi Rama: Unë ndoqa fjalimin e përgatitur, ka rëndësi të vecantë, evidentojnë më së miri rezultatet konkretet të një bashkëpunimi konkret. Shprehjen e kënaqësisë për këtë moment dua ta bëj duke falenderuar Albinin dhe të gjithë ju po në veçanëri Albinin, duke thënë në sy të të gjithëve për mirë apo për keq se është kënaqësi e vecantë dhe pse pak kush e beson se kur ne takohemi kemi një sinergji të plotë e se qeshim jo pak. Dua të them disa shifra që janë domethënëse, kur ne kemi nisur punën nga afër kemi pasur një volum të shkëmbimeve tregtare 160 mln euro, sot volumi i shkëmbimeve tregtare është 433 mln euro. Kemi hyrë në zonën ku shifrat marrin një lloj serioziteti, ndërkohë që vite të tëra ishin harxhuar në këtë drejtim. Ajo që dua të sell në vëmendje është se sot rezultojnë të regjistruara 1225 subjekte nga Kosova. 145 të tjera janë në pronësi të përbashkët me partnerë në Shqipëri. Investimet e Kosovës në Shqipëri, 9 mln euro. Në 2021, 139 mln euro, është shifër domethënëse, e fundit që dua të sjell në vëmendje është fluksi i investimeve në vlerën më të lartë historike, ka qenë 16 mln i 2018. Jemi në 21 në vitin 2021, indikator i rëndësishëm. Kemi mundësi që ta shtojmë volumin e investimeve. 

edi rama albin kurti mbledhja shqiperi-kosove

Sondazh

Poll