Politike

Në pritje të Ramës! Kurti i përpiktë, pret në hyrje të hotelit homologun e tij

Deri më tani, në vendin ku do të zhvillohet mbledhja mes dy qeverive kanë mbërritur ministrat e kabinetit të Kurtit

20 Qershor 2022, 10:43 Nga A.B
Në pritje të Ramës! Kurti i përpiktë, pret në
Albin Kurti

KOSOVË- Për pak pritet të nisë mbledhja e tetë e përbashkët mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë. Kryeministri Albin Kurti ka mbërritur në hotelin ku do të mbahet mbledhja. Ai është fotografuar nga Klan Kosova përballë hotelit, duke shikuar vendin se ku do të vijë Rama dhe delegacioni shqiptar.

Deri më tani, në vendin ku do të zhvillohet mbledhja mes dy qeverive kanë mbërritur ministrat e kabinetit të Kurtit, si Liburn Aliu, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla dhe Donika Gërvalla.

mbledhja kosove-shqiperi

Sondazh

Poll