LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

19 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, lehtësira në kufi e dogana. Rama: S'ka xixa me Kurtin

• Sot u zhvillua mbledhja e tetë mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në Prishtinë. Delegacion shqiptar mbërriti me furgon, takimi nisi me mbajtjen e himneve të të dy vendeve. Më pas, përbërjet e dy qeverive janë drejtuar në hotelin ku dhe u mbajt mbledhja. • Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar 19 marrëveshje në total. Fundjavave në verë dhe gjatë festave zyrtare nuk do të ketë kontrolle në pikat kufitare. • Studentët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës do të studiojnë lirisht në të dy vendet. Abetarja e përbashkët është në fazën përfundimtare. • Gjendja Civile do të angazhohet në përcjelljen e informacioneve dypalëshe në rast ndërrimi emri apo martesash. Në fushën e drejtësisë u arrit njohja reciproke e licensave. • Përsa i përket turizmit, bashkëpunimi mes vendeve do të bëjë që të huajt të vizitojnë Kosovën e Shqipërinë në të njëjtën paketë. • Në konferencën e përbashkët, Rama tha se do të shkojë në Strasburg për të dorëzuar një rezolutë. Ish-drejtuesit e UÇK-së sipas Ramës janë të pafajshëm dhe këtë gjë duhet ta shohë e gjithë bota. • Referuar lajmeve që do të rrëzojë qeverinë e Kurtit, Rama tha se atë e rrëzon vetëm rpotesta e Albinit. Kryeministri shtoi me ironi se e kanë bërë vëlla të ‘Vuqiqit’ siç iu referua Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, por që nuk i duhet një serbi Radikale. • Open Balkan, Rama tha se kjo është pika ku nuk bashkohet me Kurtin. Kryeministri i Kosovës tha se nuk kishte asgjë për të shtuar në lidhje me këtë temë.

47 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

VD-Kurti vëzhgues në Ballkanin e Hapur? Rama: Ky vëzhgon nga Prishtina Kinën, e jo më Ohrin

19 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, lehtësira në kufi e
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ironizoi pyetjen për kryeministrin Albin Kurti se nëse do të jetë vëzhgues në Ballkanin e Hapur. Gjatë konferencës së përbashkët pas përfundimit të mbledhjes së dy qeverive, Kurti nuk zgjodhi që të jepte një përgjigje fikse, mirëpo tha se duhet të përqëndrohemi në hekurudhën mes Portit të Durrësit dhe Portit të Thatë të Prishtinës. Rama ndërhyri, duke thënë se Kurti vëzhdon Kinën nga Prishtina e jo më Ohrin. 

Pyetja: Kurti, në datën 8 u mbajt Ballkani i Hapur, aty ishte kryeministri i Malit të Zi, a e mendoni se mund të jeni pjesë si vëzhgues?

Albin Kurti: Po të isha në Ohër do të kishte kuptim, këtu do ju përshëndes se Porti i ri i Durrësit, porti i thatë i Prishtinës, hekurudha në mes. 

Edi Rama: Ky vëzhgon nga Prishtina, Kinën e jo më Ohrin. 

1 VITE ME PARE

VD-Ironia e Ramës: Unë jam vëllai i Vuqiqit, por nuk na duhet një Serbi e radikalizuar

19 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, lehtësira në kufi e
Edi Rama

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, se nuk është vëlla i Aleksandër Vuçiç. Rama tha se nuk i duhet një Serbi e radikalizuar mirëpo theksoi se nuk do të hyjë në administrimin e dialogut mes Kosovës e Serbisë. 

'Për të ardhur tek pro serbizmi im, unë jam vëllau i Vuiqiqit…ju e dini këtë dhe e keni bërë status timin që unë jam vëllau i tij. Por përtej kësaj, këndvështrimi im është se ne nuk na duhet një Serbi e radikalizuar aq më tepër në kontekstin e sotëm. E na duhet të bëjmë çmos të rrisim të gjitha ato mundësi që e integrojnë këtë pjesë të Evropës që jo pa arsye është më e prapambetura historikisht ë një nivel tjetër ndërveprimi ekonomik dhe shoqëror. Unë nuk hyj në administrimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë'- tha Rama. 

1 VITE ME PARE

VD-'Nuk e përmendni Osmanin si presidente'/ Rama: Nuk e nënçmoj, i uroj shëndet

19 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, lehtësira në kufi e
Edi Rama

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se nuk e nënçmon Vjosa Osmanin duke mos e përmendur si presidente të Kosovës. Gjatë konferencës së përbashkët me Albin Kurtin, Rama u pyet se përse i referohet gjithmonë Hashim Thaçit si president ndërkohë që nuk e përmend si të tillë Osmanin. Rama deklaroi se e di që Osmani është në atë pozicion mirëpo i referohet Thaçit si president, pasi ky term përdoret edhe jashtë.


 

Pyetja: Ju përmendi Thaçin duke e quajtur president të Kosovës, nuk e keni përmendur Osmanin, pse kjo mungesë reference?

Rama: Duhet ta hedhim të gjithë së bashku këtë hap drejt shoqërive, që termin ish-president nuk e përdorim. Nëse e shikoni si përdoret në SHBA. Kur unë them Presidenti Thaçi nuk nënkupton se cila është presidentja e Kosovës, Vjosa gëzon shëndet të plotë, s'ka probleme me Hagën, i uroj shëndet, Nuk ka aryse se përse kur i drejtohem Hashimit po nënçmoj presidenten aktuale.

1 VITE ME PARE

VD-Kosova në Hagë, Rama: Në shtator nisem në Strasburg, po përgatisim rezolutën

19 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, lehtësira në kufi e
Edi Rama

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se në muajin shtator do të niset për në Strasburg për t'ju drejtuar Këshillit të Europës për raportin e Dick Marty-t dhe influencën ruse. Gjatë konferencës së përbashkët me Albin Kurtin, Rama tha se tribunali për ish-krerët e UÇK-së, duhet t'i japë fund përgjigjeve të akuzave të ngritura në raportin e Dick Marty-n.

'Ne jemi duke përgatitur një rezolutë dhe unë personalisht do të shkoj vetë në Strasburg për t’ju drejtuar Këshillit të Evropës për një fakt që është jo korrekt, për raportin e Dick Marty-t dhe influencën ruse të një shtëpie të verdhë e trafikut të organeve. Duke pasur parasysh që akuza për trafikun e organeve është përsëritur nga Rusia, edhe në Këshillin e Sigurimit, Rusia ka goditur me të njëjtën gjë, në aktakuzën e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit e Kadri Veseli nuk ka asnjë fakt. Bota këtë duhet ta dëgjoje, ai tribunal duhet tu japë përgjigje akuzave të ngritura në raportin e Dick Marty. S’ka asnjë në atë aktakuzë, zero. Këtu janë duar aspak dashamirëse me Kosovën, aspak dashmirëse me shqiptarët, që e kanë nxitur këtë raport. Vizita tek shtëpia e Presidentit është shumë personale për ta komentuar gjatë marrëdhënia ime me Thaçin dihet.'- tha Rama. 

1 VITE ME PARE

VD-Kurti: Nuk i kam takuar ish-krerët e UÇK-së në Hagë, vetëm avokatët mbrojtës

19 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, lehtësira në kufi e
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi ditën e sotme se nuk është takuar me asnjë nga ish krerët e UÇK-së, që ndodhen në Hagë. Gjatë konferencës për mediat, Kurti shtoi se është takuar vetëm me avokatët përfaqësues. Po ashtu, ai deklaroi se do të bisedojë me kryetarin e Kuvendit, pasi ai i vizitoi javën që shkoi në Hagë. 

'Ne nuk mund të bëjmë komente apo të japim përshtypje nga më të ndryshme, se i bie që nuk jemi kryeministra. Porti i ri i Durrësit, hekurudha është cështja më e rëndësishme. Do bëj fushatë për këtë. Deklaratat, insinuatat, intrigat, janë të pakrahasueshme me ato që po bëhen me këto mbledhje.  Unë kam vlerësuar që është më e udhës që të takoj avokatët mbrojtjës të luftëtarëve në Hagë, kryetari i Kuvendit i ka vizituar atje, do e takoj sonte. '-tha Kurti. 

1 VITE ME PARE

VD-Do rrëzojë qeverinë në Kosovë? Rama përgjigjet prerë: Kurti bie vetëm nëse del ai vetë në protestë

19 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, lehtësira në kufi e
Rama dhe gazetari

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se Albin Kurti rrëzohet nga posti i tij vetëm kur të dalë ai në protestë. Kjo deklaratë u tha gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Kosovës, në kuadër të mbledhjes së dy qeverive në Prishtinë. Rama u shpreh se përderisa Kurti nuk del në protestë, nuk rrëzohet nga posti në Qeverinë e Kosovës. 

Gazetari: Doja të bëja një pyetje në lidhje me atë që qarkulloi në media, por vetë Rama ju përgjigj pa e pyetur.

Edi Rama: Për cilën?

Gazetari: Për atë që do rrëzoni qeverinë Kurti

Edi Rama: Jo, jo, jo, nuk i jam përgjigjur unë asaj dhe ti faleminderit që ma the, t'i përgjigjem

Gazetari: Ja të vazhdoj me pyetjet

Edi Rama: Jo, jo do vazhdosh ti pasi të flas unë

Gazetari: Po jam në të drejtën time

Edi Rama: Nuk ta shkel kush të drejtën jo. Kurti rrëzohet vetëm nëse Kurti del në protestë, por përderisa kjo gjë nuk ndodh, nuk rrëzohet. 

1 VITE ME PARE

VD-Rama gazetares së RTSH-së: Ke pavarësi të bësh pyetje provokuese

19 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, lehtësira në kufi e
Edi Rama

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama doli në konferencë së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtit pas përfundimit të mbledhjes së dy qeverive. Një prej gazetareve ishte e RTSH-së, dhe Rama i tha se mund të bëjë pyetje provokuese pasi e ka pavarësinë. 

Pyetje: Kurti, në takimin e djeshëm, biznesmenët kishin qasje miqësore për heqjen e barrierave tarifore mes tyre. Do ta diskutoni këtë gjë? Rama, ka një datë se kur do ta bëni heqjen e barrierave tarifore ?

Rama: Keni pavarësi të bëni pyetje provokuese, sot në mbledhje ramë dakord që të bënim një marrëveshje për doganat. Porti është zgjidhja përfundimtare e kësaj historie, nuk e kisha në asnjë kontekst përvecc se në këtë atë që thashë se pala e Kosovës ka kërkuar kohë për të studiuar çështjen e heqjes së tarifave, ne nuk kemi nevojë ta studiojmë. Do përfitojnë kompanitë e Kosovës. Ambicia për volumin tregtar është që të shkojë në 1 mld. 

Kurti: Ne mësuam bashkimin doganor, jemi të interesuar që të bashkohemi në këtë aspekt. është shumë serioze, do të rriten shkëmbimi dhe investimet me njëri-tjetrin. Lajm sot është përforcimi dhe avancimi i të përbashkëtës sonë. Ne jemi në cefta, mbase do të marrë së shpejti Procesi i Berlinit, sot nuk kishim takim rajonal, por bilaterial e vëllazëror. 

1 VITE ME PARE

VD-Open Balkan/ Kurti: S’kam asgjë të re për t’ju thënë. Rama: As na ndan, as na bashkon, do ishte çudi të kishim dakortësi për çdo gjë

19 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, lehtësira në kufi e
Edi Rama dhe Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk ka preferuar të flasë për Open Balkan. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Kurti tha se nuk kishte asgjë të re për të thënë në lidhje me atë çështje, duke mos i përmendur as emrin. Pas tij, foli vetë Rama për Open Balkan dhe tha se fakti që nuk bien dakort për çdo gjë, tregon se janë në rregull. Ai tha se shqetësuese do të ishte nëse do të kishin dakortësi për çdo gjë. 

Pjesë nga konferenca:

Albin Kurti: Për çështjen e ngritur është një çështje e një tjetër dimensioni, nuk kam ashjë të re për t’ju thënë.

Edi Rama: Është e vërtetë që Ballkani i Hapur nuk ka bashkon, por është e vërtetë edhe që nuk na ndan. Nuk na pengon që të ezim përpara në marrëdhënie bilaterale. Çdo gjë që jetësojmë me Ballkanin e Hapur, duhet ta bëjmë edhe me Kosovën. Kur vjen puna për Balkanin e Happur dhe Procesin e Berlinit, është tjetër gjë. Do të ishte çudi nëse unë dhe Kurti do të binim dakort për çdo gjë. Nëse nuk biem dakort me çdo gjë, jemi në rregull. 

1 VITE ME PARE

VD-Takimi me Ramën, Kurti: Kemi marrëdhënie vëllazërore

19 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, lehtësira në kufi e
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi ditën e sotme se me kryeministrin Edi Rama ka marrëdhënie vëllazërore. Gjatë konferencës së përbashkët në kuadër të mbledhjes së qeverive, Kurti tha se mbledhja e qeverive i forcon dy shtetet për interesin e të dyjave. 

Pyetja: Meqë përmendët karvanin, po e shohim që mbledhjet e qeverive po ju bëjnë bashkë po jo Ballkani i Hapur. A po tentohet të implementohet Ballkani i Hapur?

Kurti: Dua të theksoj se arritëm 19 marrëveshje, është për t'u përshëndetur, marrëdhëniet tona janë vëllazërore, mbledhja e këtillë është që t'i forcojë të dy shtetet tona për interesin e dëshirat e tyre. 

1 VITE ME PARE

VD-Rama: Në 110-vjetorin e Shqipërisë do mbajmë Kuvend të përbashkërt, seancë jubilare me të gjithë deputetët

19 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, lehtësira në kufi e
Edi Rama

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se në mbledhjen e ardhshme të dy qeverive do të ketë një fletore zyrtare aty ku do të publikohen vendimet e marra. Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, Rama tha se do të ketë një projekt që transformon e nxit si asnjë gjë tjetër më parë ekonominë e dy vendeve por e vendos Shqipërinë në qendër të gravitetit dhe e kthen në qendër të ekonomisë. Po ashtu, ai tha se në seancën jubilare deputetët e të dyja shteteve do të jenë bashkë për t’i adresuar popullit shqiptar dy anët e kufirit.

'Do të kemi një fletore zyrtare të të dyve qeverive që do të publikohet nga të dy qeverive. Do të kemi një projekt që transformon e nxit si asnjë gjë tjetër më parë ekonominë e dy vendeve por e vendos Shqipërinë në qendër të gravitetit dhe e kthen në qendër të ekonomisë. Ky është porti i Durrësit. Kemi firmosur bashkarisht dhe më pas do të shkojmë tek Prishtina. Përpara kësaj mbledhjeje kemi rënë dakort për një abetare unike të të gjithë shqiptarëve. Jemi në fzën e zbatimit dhe uroj e shpresoj që së bashku me kryeministrin të mund të shpërndajmë abetarët e para në një kohë sa më të arsyeshme. E fundit që kam është mbështetja për enciklopedinë shqiptare, 10 vëllime. Volumi tregtar mes Shqipërisë dhe Kosovës ka qenë 136 milionë euro, volum qesharak, sot jemi në 433 milionë euro që nuk është ende volumi që kemi ambicien të arrijmë, e kemi deklaruar që duam më shumë se 1 miliard, por nuk mund ta quash më të papërfillshëm. Ramë dakord që në kuadër të 110-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë të organizojmë për herë të parë Kuvendin e përbashkuar të të dyjave republikave. Seancë jubilare ku deputetët e të dyja shteteve do të jenë bashkë për t’i adresuar popullit shqiptar në të dy anët e kufirit'- tha Rama. 

1 VITE ME PARE

VD-Kurti: Vendet tona nuk i bën bashkë interesi, është në interesin tonë të qëndrojmë bashkë

19 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, lehtësira në kufi e
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi ditën e sotme se është në interesin e dy vendeve që të qëndrojnë bashkë. Në konferencën për mediat, gjatë mbledhjes së dy qeverive Shqipëri-Kosovë, Kurti tha se bashkëpunimi mes tyre u lehtëson jetën. 

'Nuk mund si të mos jemi falenderues për familjet shqiptare që mbajtën refugjatët. Vendet tona nuk i bën bashkë interesi por është në interesin tonë që të qëndrojmë bashkë. Bashkëpunimi lehtëson jetën tonë. Kosova dhe Shqipëria kanë një trend pozitiv për bashkëpunim, sot importojmë nga Shqipëria më shumë se asnjëherë më parë. Projekti i hekurudhës Durrës-Prishtinë është më i rëndësishëm. '- tha Kurti. 

1 VITE ME PARE

19 MARRËVESHJET NË DETAJ/ Çfarë u miratua sot në mbledhjen e dy qeverive Rama-Kurti

19 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, lehtësira në kufi e
Konferenca

TIRANË- 19 marrëveshje u firmosën ditën e sotme gjatë mbledhjes së dy qeverive Shqipëri-Kosovë, në Prishtinë. Ministër për ministër bënë të ditur marrëveshjet që janë firmosur nga dy qeveritë të cilat do të futen në fuqi në muajt në vijim. Nga bujqësia, turizmi, arsimi, drejtësia.. Dosja.al ju sjell më poshtë të 19-ta marrëveshjet e firmosura në Prishtinë. 

MARRËVESHJET:

1. Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për krijimin e Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar.

Nënshkruesit: Z. Edi Rama dhe Z. Albin Kurti

2. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në procedurat doganore dhe/ose të kontrollit të hyrje/daljes së mallrave.

Nënshkruesit: Z.Edi Rama dhe Z.Albin Kurti

3. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për lehtësimin e procedurave dhe kushteve për marrjen e leje qëndrimit të përkohshme.

Nënshkruesit: Z. Bledar Cuci dhe Z. Xhelal Sveçla

4. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit.

Nënshkruesit: Z. Bledar Cuci dhe Z. Xhelal Sveçla

5. Marrëveshje ndryshuese e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) –Krushevë (Dragash) midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

Nënshkruesit: Z. Bledar Cuci dhe Z. Xhelal Sveçla

6. Marrëveshje për sigurime shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.

Nënshkruesit: Znj. Delina Ibrahimaj dhe Z .Hekuran Murati

7. Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës për ndërtimin e lidhjes hekurudhore Durrës-Prishtinë.

Nënshkruesit: Znj. Belinda Balluku dhe z. Liburn Aliu

8. Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës në fushën e njohjes dhe njësimit reciprok të diplomave, certifikatave dhe gradave shkencore të lëshuara nga institucionet e arsimit të lartë dhe institucione të tjera të autorizuara.

Nënshkruesit: Znj. Evis Kushi dhe znj. Arbërie Nagavci

9. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare.

Nënshkruesit: Z. Ulsi Manja dhe Znj.Albulena Haxhiu

10. Kalendari i përbashkët Kulturor Vjetor Shqipëri-Kosovë, për vitin 2021-2022.

Nënshkruesit: Znj. Elva Margariti dhe Z.Hajrulla Çeku

11. Marrëveshje për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës në fushën e trashëgimisë kulturore dhe muzeve.

Nënshkruesit: Znj. Elva Margariti dhe Z. Hajrulla Çeku

12. Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e bujqësisë ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës.

Nënshkruesit: Znj. Frida Krifca dhe Z. Faton Peci

13. Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve të Republikës së Kosovës.

Nënshkruesit: Znj.Ogerta Manastirliu dhe z. Hekuran Murati

14. Marrëveshje për Bashkëpunim Ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale së Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Kosovës për Produktet Medicinale, Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.

15. Marrëveshje Bashkëpunimi Ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Republikës së Kosovës për Krijimin e një Platforme të Përbashkët Digjitale të Informacionit dhe Promovimit Turistik.

16. Marrëveshje Ndërmjet Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës për Bashkëpunim në Fushën e Rinisë.

17. Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në fushën e Kërkim-Shpëtimit malor dhe ujërave territoriale.

18. Deklaratë e përbashkët e Ministrave të Drejtësisë.

19. Marrëveshje për bashkëfinancimin e projektit madhor albanologjik “Enciklopedia Shqiptare”.

1 VITE ME PARE

Porti i Durrësit, ministri: Është sfidë të njihet si korridor, do luftojmë pasi shkuron rrugë

19 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, lehtësira në kufi e
Mbledhja

KOSOVË- Ministrat e Infrastrukturës të Shqipërisë dhe Kosovës prezantuan ditën e sotme projektin e Portit të Durrësit. Gjatë mbledhjes së dy qeverive, Balluku deklaroi se linja hekurudhore është krijimi i një korridori të ri i cili do t'i japë mundësi që ky mjet transporti të kthehet në lehtësi për transportin e mallrave. 

Belinda Balluku: Marrëveshja e bashkëfinancimit, synon ndarjen e kostove mes dy ministrive, fondi është 1 ml e 800 mijë euro. 1 mln i ka Kosova e më pas Kosova të tjerat. Studimi tejkalon projektin infrastrukturor. I përket një projekti të madh, të atij të Durrësit, dhe me ndërtimin e hekurudhës në këtë projekt të madh. Do insistojmë se kjo linjë hekurudhore është krijimi i një korridori të ri.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu: Porti i Durrësit i rrit kapacitetet se do të shpërndahen mallrat nëpërmjet rrugëve hekurudhore, është sfidë që të njihet si korridor. Do luftojmë që ky korridor të njihet se do të shkurtonte rrugët madje dhe për portin e Tivarit. 

1 VITE ME PARE

VD-Kuvendi i Përbashkët Shqipëri-Kosovë, Kurti: Nikolla e di që është dakord, do pyes Konjufcën

19 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, lehtësira në kufi e
Albin Kurti

KOSOVË- Në fillim të mbledhjes së dy qeverive, kryeministri Rama propozoi që në nëntor të këtij viti të mbahet Kuvendi i Përbashkët mes dy vendeve. Rama nuk mori një përgjigje të prerë nga Kurti për këtë propozim. Ky i fundit tha që do ta pyesë kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën, ndërsa tha që e di se kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, është dakord.

' Ju falenderoj për punën dhe prezantimin, në 10 Qershor kur ishim në Prizren kur disktuam idenë në Vlorë, e di që kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla është dakord, dua ta pyes Glauk, do e takoj sot, që të jemi bashkë me 28 Nëntor, përveç se 1 shekull jemi dhe 1 orë e një çerek me vonesë. '- tha Kurti. 

1 VITE ME PARE

VD-Bashkëpunimi në drejtësi Kosovë-Shqipëri, Manja: Hyn në fuqi më 30 Qershor

19 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, lehtësira në kufi e
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja njoftoi nga Prishtina se marrëveshja gjyqësore mes Kosovës dhe Shqipërisë do të hyjë në fuqi në datën 30 qershor.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja: Bashkëpunimi mes dy qeverive nuk ka asnjë pengesë, është një bashkëpunim i shkëlqyer. Bashkë me këtë kolegen, dua të ndaj njoftimin se e kemi një marrëveshje në fushën civile dhe tregtare, dua të përgëzoj ligjvënësit, në Shqipëri futet në fuqi në 30 qershor, 2022 do të ketë ndikim në çështjet dhe në qytetarët tanë në zgjjidhjen e cështjeve civile. Sot jemi marrë vesh me ministren Haxhiu, që bashkëpunimin ta shtrijmë dhe më tej, në njohjen e liçensave të avokatëve dhe të jurisprudencës për të dy vendet.Do të ngrejmë një grup pune, për të gjetur një mekanizëm për të zbatuar këtë marrëveshje. 

Ministrja e Kosoves, Haxhiu: Kemi ndërmarrë te nisma, për ushtrimin e profesionit të avokatit, për njohjen e provimit të jurisprudencës, kjo do të bëjë që avokatët të shtrijnë profesionin në të dy vendet. Do të ngrejmë një grup të përbashkët. Do ta përshëndes marrëveshjen për ndihmë të ndërsjelltë juridike që do të hyjë në fuqi më 30 qershor. 

1 VITE ME PARE

VD-Marrëveshja për të rinjtë, ministri i Kosovës: Do veprojmë si urë lidhëse, nxisim ndërveprimin mes tyre

19 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, lehtësira në kufi e
Ministri

TIRANË- Kosova dhe Shqipëria kanë firmosur marrëveshje për të rinjtë. Në mbledhjen e sotme të dy qeverive në Kosovë, ministrat për rininë, deklaruan se do të veprojnë si ura lidhëse për të rinjtë si dhe do të nxisin ndërveprimin mes tyre. 

Muzhaqi: Është kënaqësi e veçantë të nënshkruajmë marrëveshjen në fushën rinisë. Duke filluar nga vendimarrja e të rinjve, do të shkëmbejmë eksperiencat tona. Do të rrisim dhe shkëmbimet rinore, nga të rinjtë tanë artistë e sportistë. Një element i rëndësishëm do të jetë ndihma në karrierën e të rinjve, do të jetë dhe mundësia për bashkëpunime dhe për ne si zyrtarë, ne me shumë dëshirë do ju kalojmë strategjinë tonë. 

Ministri: Kemi punuar ngushtë për të thurur të gjitha modalitetet mes të rinjve të dy vendeve tona që kanë vlera dhe ëndrra të përbashkëta. Në gusht bëmë bashkë të rinjtë nga Kosova e Shqipëria që jetonin jashtë, ata zhvilluan një debat. Pa resuse dhe me pak mund vepruam si urë lidhëse për të rinjtë tanë, me anë të kësaj marrëveshje shpresojmë që të shkëmbejmë ide për të rinjtë tanë. Ky projekt do të nxisë ndërveprimin e të rinjve tanë, e pjesmarrjen e tyre në ngjarje europiane. 

1 VITE ME PARE

VD-Shqipëria e Kosova bien dakort për marrëveshjen e 'kërkim shpëtimit', përfshin zonat malore e ujore

19 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, lehtësira në kufi e
Niko Peleshi

TIRANË- Ministri Niko Pleshi a prezantuar marrëveshjen për operacionet e kërkim shpëtimit. Ai tha se do jetë funksional si për zonat tokësore, ashtu edhe për ujoret.

Pjesë nga konferenca: 

Edi Rama: Një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e kërkim shpëtimit në zonat malore e në ato ujore

Armendi: Përsa i përket bashkëpunimit mes dy vendeve, ne kemi bashkëpunime çdo muaj e çdo dy-tre muaj. Me këtë marrëveshje ne afrojmë reagimin, që të jetë sa më i shpejtë, kemi hapësirë dhe për shkëmbimin e të dhanve, uroj të kemi një bazë të përbashkët në afërsi të Prizrenit, ne themi kur është Shqipëria mirë, është edhe Kosova mirë.

Niko Peleshi: Siç e tha Armendi, edhe për shkak edhe pas agresionit rus në Ukrainë, kuptojmë që rajoni ynë është i brishtë. Kuptojmë rolin që kemi për të ruajtur sovranitetin e dy vendeve tona. Gjej rastin që para dy qeverive të përgëzoj pasi ishte shumë emocionues kur Kosova në Bruksel u ul krah një aleance, e përgëzoj edhe Armendin për fjalën që mbajti. Dua ta falenderoj edhe për tërmetin Kosovën, është bërë e vjetër si ngjarje, por na u gjendën pranë. Kjo platform sot na jep mundësinë të ecim më shpejt. Do e zgjerojmë këtë marrëveshje emergjencash edhe me vende të tjera të Ballkanit Perëndimor.

1 VITE ME PARE

VD-Zbardhet MARRËVESHJA/ Turistët do kenë mundësi të vizitojnë Shqipërinë e Kosovën me një paketë

19 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, lehtësira në kufi e
Mbledhja Shqipëri Kosovë

KOSOVË- Turistët do të kenë mundësi që të vizitojnë Shqipërinë dhe Kosovën në një paketë turistike. Në takimin dypalësh, ministrja Mirela Kumbaro tha se gjithçka do të vihet në dispozicion për të përsosur ofertën turistike. 

Pjesë nga konferenca:

Edi Rama: Shpresoj që kjo marrëveshje të pasohet me një rezultat konkret sepse është shumë e rëndësishme për ta pasur.  Zhvillimi i qëndrueshmë përmes turizmit, kështu e kemi titulluar, po punojmë për ta përsosur ofertën turistike. Dy vendet tona mund ta arrijnë potencialin vetëm duke vepruar si një komb. Platforma i paraqet të dy ministrave rregullat për turistët e huaj që zgjedhin të kalojnë pushimet në hapësirën shqiptare. Marrëveshja e sotme është një çap i vogël, sipërmarrje konkrete në fushën e turizmit.

Mirela Kumbaro: E kemi ndjekur turizmin në të dy vendet tona, nëse i referohemi tregut vendas, mbi 5 mijë kanë hyrë nga Kosova, nga ana tjetër, me ministren Hajdari, dua të them që mungesa e saj më trishton pak. E kemi nisur këtë gjë që nga Gjirokastra, Tepelena e Tropoja, sepse Shqipëria nuk ka vetëm detin, por edhe mallet e Bjeshkët e përbashkëta, kemi të përbashkëta dhe detet. Na duhet ta konsiderojmë hartën e përbashkët, na duhet patjetër të krijojmë itinerarin e përbashkët. Na duhen për turistët, na duhen sepse  tregu i hapur krijon mundësinë që turistët të qëndrojnë më shumë se sa 3 apo 5 netë dhe të vijojnë nga Shqipëria në Kosovë, kështu që na duhet angazhimi i kësaj platforme digjitale që angazhohemi edhe ta financojmë. Bashkangjisim edhe strukturat akomoduese.

1 VITE ME PARE

VD-Shëndetësia/ Shqipëria e Kosova shkëmbejnë mjekë, zonat kufitare prioritet

19 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, lehtësira në kufi e
Ogerta Manastirliu

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka prezantuar marrëveshjen dypalëshe. E pranishme në mbledhjen mes dy qeverive, Manastirliu tha se do kenë prioritet zonat në kufi. 

Edi Rama: Shumë faleminderit, kalojmë në një tjetër fushë, në atë të shëndetësisë, do të ketë një marrëveshje bashkëpunimi, poi a kaloj fjalën Rifatit dhe më pas Ogertës.

Rifat Latifi: Do hapim rrugën për bashkëpunime më të mëdha mes dy vendeve, do të rrisim cilësinë e shërbimit për kujdesin mes qytetarëve tanë. Organizimi i shërbimit të zgjedhur mjekësor nga mjekët e dy vendeve, ofrimin e shërbimit të emergjencën në fshatrat në kufi, Kukës, Gjakovë, Prizren. Menaxhimin klinik të rasteve. Kemi edhe bashkëpunim në fushën farmaceutike.

Ogerta Manastirliu: Marrëveshja e parë konsiston në dhënien e shërbimeve mjekësore në zonat kufitare, duke formalizuar këtë marrëveshje krijojmë mundësinë që mjekët të punësohen pranë dy vendeve tona. Ne garantojmë që profesionistët të ushtrojnë shërbimin mjekësor në të dy vendet. Mekanizmat e kontrollit që ne do të ngremë.

Albin Kurti: Meqë u përfundua edhe kjo çështje për agjencinë e Kosovës për produktet medicinale, kalojmë në pikën 15.

1 VITE ME PARE

VD-Kosova kërkon rregullimin e rrugëve në kufi me prokurim të përbashkët, Balluku: Ta shohim

19 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, lehtësira në kufi e
Belinda Balluku

KOSOVË- Ministri i Kosovës Liburn Aliu ka propozuar që të ketë marrëveshje mes Shëiprisë e Kosovës për rregullimin e rrugëve në fshatrat që ndodhen në kufirin mes dy vendeve. Në mbledhjen e përbashkët Shqipëri-Kosovë, Aliu tha se kjo gjë do u zgjidhte jetën banorëve në kufi, nëse kompania që rregullon rrugët në një fshat të Shqipërisë, të bëjë të njëjtën gjë me ojesën tjetër të fshatit në Kosovë. Ministrja Belinda Balluku tha se kjo gjë kërkon prokurë të përbashkët dhe se duhet parë në mënyrë që të ishin ligjërisht në rregull.

Pjesë nga biseda:

Liburn Aliu: Marrëveshja për studimin e gjendjes së rrugëve është e rnëdësishme sepse bëhet fjalë për zona të thella sepse e kanë kufirin në mes. Shumë prej fshatrave e kanë më afër fshatin në anën tjetër të kufirit sesa qendra e qytetit të vendit ku ndodhen. Kështu kompania që realizon pjesën e rrugëve të Shqipërisë të kalojë të rregullojë edhe atë të Kosovës. Kështu edhe anasjelltas. Është një marrëevshje që prek banorët e zonave të thella.

Belinda Balluku: Liburn të falenderoj shumë për fjalët e mira. Kemi për qëllim që të rehabilitojmë rrugët, lehtësimin e lëvizjes ndërkufitare. Ajo që propozove do të kërkonte procedura të përbashkëta prokurorimesh, për ne është e rëndësishmë që të studiojmë fillimisht zonat, më pas të nisim hapat. Kështu që me ngritjen e komitetit do të nisim nga puna.

1 VITE ME PARE

VD-Vë në siklet ministrin e Kosovës, Rama: Të gjithë duan Liburnin, do kesh 3 gra...

19 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, lehtësira në kufi e
Edi Rama

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama u ndal pak te ministri i Mjedisit të Kosovës, Liburn Aliu, i cili ka marrë pjesë në disa marrëveshje me ministret shqiptare. Rama i bëri të ditur se në mesin e ministrave ka një entuziazëm të madh për të bashkëpunuar pikërisht me Aliun, arsyeja e cila i ka mbetur mister Ramës. Kreu i qeverisë së Shqipërisë kërkoi nga ministri që t'i tregojë përvojën e bashkëpunimit. Më tej, Rama i bëri të ditur se në projektin e ardhshëm do të ketë në ekip 3 gra ministre e dy burra, të cilët do t'i ketë në koordim. 

'Shpresoj të mos i ngelet hatri askujt, po ka një entuziazëm të madh për bashkëpunimin me Liburnin, se di po do e ndash këtë përvojë me ne në drekën e punës, se ka frustrim nga gjithë të tjerët se përse nuk e kemi ne Liburnin. Jo për ju të dy nuk ka xhelozi, do ishte mirë që në mbledhjen e ardhshme, të bëhet një master plan i integruar për rrugët ndërkuiftare, për temën e mjedisit të turizmit në atë zonë. Liburn do kesh 3 gra e 2 burra, po ti do jesh kordinatori. '- tha Rama. 

1 VITE ME PARE

VD-Marrëveshjet në bujqësi/ Krifca: Do ndajmë eksperiencat, tregojmë në kohë reale çmimet e produkteve

19 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, lehtësira në kufi e
Frida Krica

KOSOVË-Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca deklaroi në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive se dy ministrit do të zotohet për të krijuar një tabelë të përbashkët çmimesh që përditësohet në kohë reale. 

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci: Vështirësohet puna e fermerëve për shkak të luftës. Pas marrëveshjes në Elbasan, sot do të nënshkruajmë 3 të tjera. Sa i përket për shkëmbimin e përvojave teknike, zhvillimi i zonave rurale. Ky është zhvillimi i marrëveshjes. 

Frida Krifca: Në këtë mbledhje do të nënshkruajmë disa angazhime për bashkëpunimin. Siç e përmendëm ne me kabinetin e ministrit Peci kemi intensifikuar ato kapacitete që kemi vlera të shtuara. Kjo na jep mundësinë që ti ofrojmë njëri tjetrit. Që sot e tutje, AZHBR, do të ndajë eksperiencën tonë për akreditimet, proces që na mori 12 vite kohë, do ndajmë eksperiencat. Marrëveshja e 2, është për angazhim në ndarjen e të dhënave me kohë reale , të zyres së statistikave. Po ndajmë eksperienca të rëndësishme. Marrëveshja do të ndihmojë në ngritjen e një grupi, ku do ndajmë në kohë reale cmimet e produkteve bujqësore. Marrëveshjet do të rrisin shkëmbimin e rrezikut. 

1 VITE ME PARE

VD-IRONIA/ Rama i heq fjalën Ballukut: Mos nxito t’i marrësh mikrofonin koleges, sa më shumë gra aq më mirë...

19 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, lehtësira në kufi e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka hequr fjalën ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku. I pranishëm në mbledhjen mes dy qeverive, Rama prezantoi marrëveshjen e radhës dhe po i jepte fjalën ministres së Kosovës, por ndërhyri Balluku. Këtu, kryeministri e ndaloi dhe tha se ai bën prezantimin e miqve, pra ministrave të Kosovës dhe se Balluku nuk mund ta merrte fjalën pa radhë. Edhe pse ajo e pyeti, "si e kemi radhën për të folur", Rama tha se nuk duhet t'ja merrte fjalën koleges.

Ironia Rama-Balluku: 

Edi Rama: Mos u nxit t’ja marrësh koleges, sepse tregon atë që kemi thënë gjithmonë, sa më shumë gra aq më mirë për vendin, por aq më keq për gratë.

Belinda Balluku: Si e kemi radhën për të folur

Edi Rama: Këtu radhën e zgjidhni vetë, sepse besoj që kur flas unë, ti nuk do ja marrësh. E kemi ndryshuar, Albini ja jep të parëve atyre që kanë ardhur nga Shqipëria, unë ja jap të parëve atyre që kemi gjetur këtu. Kështu që mos u nxit tja marrësh koleges, sepse tregon atë që kemi thënë gjithmonë, sa më shumë gra aq më mirë për vendin, por aq më keq për gratë

1 VITE ME PARE

VD-Kriza energjike, Kosova i kërkon "ndihmë" Shqipërisë, Balluku: Vjeshta do të jetë e vështirë 

19 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, lehtësira në kufi e

PRISHTINE- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës së Kosovës, Artane Rizvanolli kërkoi angazhim dhe bashkëpunim nga qeveria e Shqipërisë në sektorin e energjisë. Rizvanolli kërkoi një sigurim energjie nga Teci i Vlorës. Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se vjeshta parashikohet e vështirë dhe tha se pas shtatorit e "tremb" mungesa. 

Diskutimi në mbledhjen e qeverisë: 

Ministre i Kosovës, Artane Rizvanolli: Marrëveshja e parë ka të bëjë me gazin e lëngshëm, këtu do të angazhohemi të dyja palët, specifikisht për sigurimin e energjisë elektrike nga teci i Vorës. Të kemi bashkëpunim, ky është qëllimi ynë dhe kjo ka qenë dhe synimi ynë në qeverisje.

Belinda Balluku: Unë do t’i ndaja marrëveshjet sipas radhës që kemi, i parë është memorandiumi, ne jemi në dijeni për vështirësitë që kemi në fushën e energjisë elektrike që ka sjellë efekte e mungesa për shkak të konfliktit në Ukrainë. Parashikohet një vjeshtë e vështirë dhe duam që KESH dhe KEK të kenë marrëveshje më njëri-tjetrin. Kemi nisur veprimet duke përgatitur terrenin për të shkëmbyer energji kur të ketë Kosova apo Shqipëria mungesa. Ajo që na tremb është mungesa e sasisë energjitike nga shtatori e në vijim. Ky projekt i ka dhënë rezultatet sepse ne e kemi nisur shkëmbimin e energjisë.

Nëse doni mund të bëj një breef për terminalin e Vlorës. Nisi si projekt për Shqipërinë, duke mbuluar nevojat që Shqipëria ka. Kemi qenë të detyruar të dalim në importe, nuk u vë në funksion për shkak të një mosrakordimi. Nisëm një punë intensive me partnerët nga SHBA për të pasur mundësinë e furnizimit me gaz të lëngshëm. Duke pasur parasysh krizën e krijuar në Ukrainë, kemi pasur interes nga vende të tjera të rajonit, nga Maqedonia e Veriut e më pas nga Kosova. Kërkesa është pasuar dhe me kompani të tjera europiane. Një pjesë e rëndësishme e projektit ka të bëjë me tubin që do të lidhë tërminalin e Vlorës e cila do të lidhë me Fierin, TAP-in. Jemi në fazë negocimi me TAP, për gazin e lëngshëm. Gjithçka që ishte menduar se ne do të merrnim furnizim nga TAP kemi arritur marrëveshje për gazin LNG në TAP. E kthen projektin në një projekt rajonall. është një nga marrëveshjet më ambicioze, me nisjen e pjesës së parë projekti ka nisur të riaktivizohet, Mali i Zi do jetë pjesë e projektit.

1 VITE ME PARE

VD-Bashkimi doganor Shqipëri-Kosovë/ Memorandumi i mirëkuptimit, ministrat: Prezantohet në nëntor

19 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, lehtësira në kufi e
Delina Ibrahimaj

PRISHTINE- Dy ministrat e Financave të Shqipërisë dhe Kosovës, Delina Ibrahimaj dhe Hekuran Murati, u zotuan për një marrëveshje që do të lehtësojë kalimin e mallrave në doganë. Memorandumi i mirëkuptimit sipas tyre do të prezantohet në vjeshtën e këtij viti. 

Ministri i financave Kosovë: Memorandumi për ngritjen e një grupi pune për bashkimin doganor definon të dyja anët që do të punojnë ngushtë për një bashkim doganor. Shfrytëzohet koha efektive, palët do të punojnë bashkë, do të prezantohet në nëntor të këtij viti. Të premten e javës së kaluar, të dy drejtorët e doganave nënshkruan marrëveshje për njohjen e mallrave që hyjën e dalin

Ministrja e Financave e Shqipërisë, Delina Ibrahimaj: Takimi është kthyer në traditë dhe na ka mundësuar që të punojmë më ngusht. Kemi shumë sfida të përbashkëta, dua të përgëzoj të dy administratat për bashkëpunimin e tyre. Qeveria shqiptare ka marrë angazhimin që të zerojë tarifat, në mënyrë që të lehtësohet për qytetarët. Kjo është marrëveshje e rëndësishme për Shqipërinë e Kosovën se do lejonte që të kalonin mallrat pa asnjë kontroll. Uroj që në mbledhjen e ardhshme të bëhen realitet. 

1 VITE ME PARE

Rama: Abetarja e unifikuar do të shkojë në çdo trevë ku ka shqiptarë, do flasim dhe me Serbinë

19 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, lehtësira në kufi e
Edi Rama

PRISHTINE- Kryeministri Edi Rama shprehu ambicien për të finalizuar projektin e albanologjisë dhe të një abetareje të përbashkët për çdo fëmijë që mëson shqip. Rama tha se do të bashkëpunojë edhe me qeverinë e Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, në mënyrë që në çdo trevë ku flitet shqip të jetë e njëjta abetare.

Edi Rama: Projekti për enciklopedinë shqiptarë. Projekti i albanologjisë që merr udhë si vullnet i përbashkët i dy qeverive. Është këtu vendi I duhur se ka përfunduar faza e parë për abetaren e unifikuar, kemi fituesin. Jam shumë I lumtur që bashkë me Albinin do të dorëzojmë abetaret e unifikuara. Ne kemi folur edhe me përfaqësuesit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, edhe me Kryeministrin e Malit të Zi dhe do të flasim edhe me Serbinë që kjo abetare e unifikuar të shkojë tek të gjitha familjet shqiptare. Edhe në diasporë gjithashtu. Do ta kemi abetaren e unifikuar kudo ku kërkohet.

1 VITE ME PARE

VD-Çuçi tregon si do zbulohen eksponentët e krimit: Kosova na lajmëron nëse ndryshojnë emrin apo martohen atje

19 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, lehtësira në kufi e
Bledi Cuci, minister

PRISHTINE- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi shpjegoi në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë se lehtësimi i lëvizjes në kufi do të vijojë edhe me një marrëveshje për përditësimin në kohë reale të gjendjes civile. Ministri sqaroi se kushdo që shkel ligjin, në lidhje me çdo ndryshim që do të bëjë në gjendje civile, shtetet do të kenë mundësi të sinjalizojnë njëri-tjetrin. 

"Marrëveshja e radhës ka të bëjë me shkëmbimin në kohë reale të të dhënave të gjendjes civile me shtetasit që janë martuar duke shmangur çdo ndryshim që është bërë duke abuzuar në të dy vendet. Kosova lajmërohet në kohë reale nga Shqipëria. Edhe për shtetasit shqiptarë që martohen apo bëjnë ndryshime në gjendjen civile në Kosovë, lajmërohemi menjëherë. Kjo na shërben për të gjithë ata që bëjnë veprime të tilla për t’ju shmangur drejtësisë."-tha Cuçi.

1 VITE ME PARE

VD-Shtetasit e Kosovës dhe Shqipërisë do të trajtohen si të të njëjtit shtet në kufi

19 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, lehtësira në kufi e

PRISHTINE- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla deklaroi se për të lehtësuar kalimin mes qytetarëve Kosovë-Shqipëri, në kufi ata do të trajtohen si të të njëjtit shtet. Sveçla tha se do të hiqen korsit dhe kalimi do të jetë si në autostradë. 

"Me qëllim të krijimit të lehtësirave në brezin kufitar, sot nënshkruajmë protokollin që rrjedh nga marëveshja e kaluar. Do të definohet kalimi, jo me korsi të vecanta por ai me kalimin me dokumentet identifikuese Ky nuk është protokolli i fundit, i fundit do të jetë kalimi si rrugë normale në autostradë. Protokolli i rradhës është regjiimi që shtetasit të trajtohen si shtetas të të njëjtit shtet."-tha ai. 

1 VITE ME PARE

VD-Ministri e sqaron, Rama nuk e lë batutën: T'ua heqim qytetarëve përshëndetjen nga polici, më fut ankthin...

19 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, lehtësira në kufi e

TIRANE- Kryeministri Edi Rama tha se e kapte ankthi sa herë që kujtonte procedurat e kalimit të qytetarëve në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës. Rama tha se qytetarëve duhet t'ju krijohet mundësia që të mos ndalohet qoftë edhe nga polici për t'ju uruar rrugë të mbarë. Ai replikoi me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Dialogu Rama-Sveçla: 

Edi Rama: A mund të bëjë një pyetje unë se kjo fjalia do të kemi disa lehtësira më fut ankthin, sepse e imagjinoj veten në makinë duke pritur lehtësira. Çfarë janë këto lehtësira, këtu bëhet fjalë që kur njeriu të niset për plazh, të mos ndalohet

Xhelal Sveçla: Kur isha para disa ditësh në Shqipëri, polici kufitar më uroi ditë të mbarë

Edi Rama: A mund t’ua kursejmë qytetarëve shqiptarë edhe këtë urim e të mos ketë fare policë, apo duhet patjetër një polic aty.

Xhelal Sveçla: Atë e parashikon protokolli.

Edi Rama: Aha ok, domethënë siç e shikoni, është në dorën e ministrave, shpresoj që në korrik qytetarët të vijnë në korrik pa ua uruar polici mirëseardhjen.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Qeveria Rama imiton Kurtin, kryeministri solli kabinetin me furgon në Elbasan

19 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, lehtësira në kufi e
Qeveria Rama me furgon

PRISHTINE- Fotografia e buzëqeshjes uniformë të ministrave të qeverisë Rama 3 kur janë duke udhëtuar me furgon drejt Kosovës për t'ju bashkuar qeverisë "Kurti" në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive, ka bërë xhiron e portaleve në Shqipëri. Fotografia po komentohet gjerësisht edhe në rrjetet sociale, por me një gabim të vogël. Poza është një imitim. Dosja.al kërkoi në arkivë dhe zbuloi se jo më larg se më 26 nëntor 2021, në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive Rama-Kurti, që u zhvillua te "Rozafa" në Labinot, ministrat e qeverisë Kurti mbërritën me furgon.

Pamjet e mbërritjes së ministrave me furgon:


Sigurisht që asokohe ministrat e qeverisë Kurti u thumbuan se po kursenin para publike, ndërsa sot për qeverinë Rama po përflitet se janë nën drejtimin e "timonierit".

1 VITE ME PARE

VD-KOSOVË-SHQIPËRI/ Si do të hyjnë dhe dalin shqiptarët nga 1 qershori deri në 30 shtator (Marrëveshja)

19 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, lehtësira në kufi e

PRISHTINE- Një nga marrëveshjet kryesore që u miratua sot në mbledhjen e dy qeverive ishte lehtësimi i kalimit të qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës në kufi gjatë sezonit turistik. Ministri i Brendshëm, Bledi çuci shpjegoi se për çdo fundjavë nga 1 qershori deri më 30 shtator 2022 dhe për çdo festë zyrtare, qytetarët do të mund të kalojnë pa asnjë regjistrim në kufi. 

Protokolli i parë që do nënshkruajmë, përgjatë periudhës së verës ka lehtësim nga të dyja krahët. Do të përcaktojmë që nga 1 qershori deri në 30 shtator, për çdo fundjavë e feste shtetërore, shtetasit do të kalojnë pa pasur nevojë për rregjistrim nga organet kufitare, që të mos krijohet asnjë vonesë. Protokolli, nuk e mundësonte këtë gjë, do e mundësojmë këtë protokoll.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla pohoi marrëveshjen dhe tha se "herën e fundit kur isha në Shqipëri, polici kufitar në Vermicë më uroi udhëtim të mbarë:. Ky pohim solli edhe një batutë nga Rama. 

Jemi të lumtur që bashkëpunimi është intensiv dhe me rezultate konkrete. Shumë procese ia kemi dalë mbanë falë bashkëpunimeve. Ne kemi diskutuar sfida me të cilat ballafaqojnë qytetarët, ekipet janë takuar. Jam i lumtur që ne do të nënshkrujmë 2 marrëveshje. Policia e Kosovës dhe e Shqipërisë gëzojnë një bashkëpunim të shkëlqyer. Në kuadër të kësaj ne do të nënshkrujmë një marrëveshje. Deri në fund të shtatorit do të kemi lehtësim për çdo fundjavë dhe ditë pushimi. 

"Mund t'jua kurseni këtë urim qytetarëve dhe kur kalojnë të mos kenë policë fare që i kurojnë dhe të ketë thjesht ndalime të rastësishme për cdo 500 makina. Mund të ndodhë kjo apo duhet patjetër që policët të përshëndesin të gjithë. E kam thënë që mbledhjen e parë, vetëm ministrat e brendshëm do të firmosin një marrëveshje të tillë. Shpresoj që në korrik, qytetarët të vijnë pa ia uruar policia mirëseardhjen", tha Rama.

1 VITE ME PARE

VD-Rama kritikon Kurtin: Keni kursyer letrat, shquheni për ndershmërinë në shpenzimet buxhetore

19 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, lehtësira në kufi e
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat në tryezën e takimit me qeverinë e Kosovës. Ai vuri në dukje se Kurti kishte kursyer shkronjat, duke shtuar se e gjitha do të jetë bërë për letrën. Me humor, Rama u shpreh se Vetëvendosja shquhet për ndershmëri në shpenzimet buxhetore. 

Pjesë nga biseda: 

Albin Kurti: Të kalojmë menjëherë tek marrëveshjet, e para është për ministritë e arsimit, po jua kaloj fjalën juve.

Edi Rama: Ne na lejohet të bëjmë edhe vërejtje, qëkur Vetëvendosja ka marrë qeverinë, këto gërmat janë shkurtuar, besoj për kursim letre. Është një fakt tashmë që Vetëvendosja shquhet për ndershmëri në shpenzimet buxhetore. Tani unë po vijoj me marrëveshjen për Ministritë e Arsimit. Shefja e Arsimit është një grua, por këtu Kurti na ka vendosur përballë një burrë dhe ne e repsketojmë vendimin.

1 VITE ME PARE

VD-Hiqen kufizimet për studentët shqiptarë, mund të studiojnë lehtësisht në Kosovë apo Shqipëri

19 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, lehtësira në kufi e
Ministri

KOSOVË- Studentët e Shqipërisë dhe të Kosovës nuk do të kenë kufizime për të studiuar në secilin shtet. Kështu u bë e ditur ditën e sotme gjatë mbledhjes së dy qeverive në Kosovë. Zv.ministri i Arsimit i Kosovës Dukagjin Pupovci, dhe Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Evis Kush bënë të ditur se studentët do të kenë të drejta të barabarta. 

Zv, ministri i Arsimit në Kosovë, Dukagjin Pupovci: Do nënshkruhet marrëveshja me ku do të hiqen kufizimet për studentët e dy vendeve, maturantët e Shqipërisë dhe Kosovës do të kenë të drejta të barabarta. Do të ofrohen kuota të vecanta për të rinjtë e Shqipërisë. Në frymën e procesit të Bolonjës do të punojmë për studentët që duan të kalojnë periudha më të shkurtra. 

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi: Sot u japim kushte të barabarta të rinjve nga shqipëria e Kosova për të konkuruar njësoj. Do të lehtësojmë procedurat e njohjes së diplomave të shkollave të mesme, do të njihen për 3 ditë. Që vitin e ardhshëm, cdo i ri që ka një diplomë të arsimit të mesëm mund të konkurojë në Shqipëri apo në Kosovë në kushte të barabarta. Kjo vjen në bazë të njësimit të kurrikulës. 

1 VITE ME PARE

VD-IRONIA/ Rama: As qeni nuk lehu më kur nisën hymnet, mesazh për ata që shohin xixa mes meje e Kurtit

19 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, lehtësira në kufi e
Edi Rama

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë gjatë mbledhjes mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës. I pranishëm në takim, Rama dha një mesazh për të gjithë kritikët në lidhje me marrëdhënien e tij me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, duke shtuar se mes tyre 'nuk ka xixa'. Sipas Ramës, ai dhe Kurti kanë rënë dakort që të mos merren vesh e nuk kanë asnjë çështje të mbetur pezull.

"Ndërveprimi mes dy grupeve parlamentare ka kaluar në një nivel tjetër. Ka procese që janë të përbashkueshme. Këto ishin fjalët e mia për këtë hapje, faleminderit për këtë mundësi, është kënaqësi e veçantë. Faleminderit për ndalimin e shiut, ka pasur reshje 20 minutëshe. Ishte një qen aty që lehte para këndimit të hymneve, por më pas as ai nuk lehu më. Kjo mbase jep një mesazh pë rata që kërkojnë të shohin xixa mes nesh dhe çështje të hapura mes meje e homologut këtu. Nuk ka të tilla. Kemi çështje për të cilat jemi marrëvesh duke mos u marrë vesh.,"- tha Rama.

1 VITE ME PARE

VD-Rama propozon Kuvend të përbashkët në Tiranë për 110-vjetorin e Pavarësisë

19 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, lehtësira në kufi e

PRISHTINE- Kryeministri Edi Rama propozoi në Prishtinë që në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, në Tiranë të zhvillohet një Kuvend i përbashkët. "Të përbashkuar", ishte slogani i propozuar nga Rama.

“Në nëntor duhet të kishim të parin Kuvend të përbashkët me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shtetit shqiptar. Nëse bashkërisht arrijmë të bindim të dy kryesitë e kuvendeve që ta kemi këtë Kuvend të përbashkët të kemi edhe mesazhin që sloganin tonë nuk është bosh. ‘Të përbashkuar’ në mbledhjen e kuvendeve në nëntor”, tha Rama.

1 VITE ME PARE

VD-Rama-ministrave të Brendshëm: S'ka më kontrolle në Morinë, të mos e shtyjmë marrëveshjen për Portin e Durrësit

19 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, lehtësira në kufi e

PRISHTINE- Kryeministri Edi Rama iu kërkoi të dy ministrave të Brendshëm, të Shqipërisë dhe Kosovës që të lehtësohen sa më shumë procedurat e kalimit në Morinë. Rama tha se puna për Portin e Durrësit duhet të vazhdojë dhe në mbledhjen e sotme do të prezantohet edhe studimi për Portin e Durrësit.

Edi Rama: Një indikator jashtëzakonisht i rëndësishëm, besoj që kemi mundësimë që ta intensifikojmë dhe t shtojmë volumin e investimeve, pa diskutim. Dua tu kujtoj ministrave të brendshëm që kemi një protokoll të nënshkruar në prill të vitit të shkuar në Morinë. Në këtë sezon kemi parë që kemi pasur radhë të shumta për shkak të kontrolleve të shumta që bëhen një për një të makinave. Këtë sezon s'ka më. Sot me vjen shumë mirë që kemi ardhur me përfaqësues të kompanisë prestigjioze për të prezantuar studimin e Portit të Durrësit. Kjo gjë përbën një projekt me rëndësi strategjike. Ne kemi filluar punën konkretisht me studimin përkatës që nga Porti i Durrësit tek Porti i thatë i Prishtinës. Besojmë që duke e shtyrë bashkarisht këtë projekt të madh, me hekurudhën dhe portin ushtarak bazë të NATO-s, të re, në mesdhe në Durrës, gjë për të cilën ne kemi filluar kontaktet me NATO-n, jemi në një situatë tërësisht tjetër krahasuar me 10-vjeçarin.

 

1 VITE ME PARE

VD-'Kur takohem me Kurtin, qeshim jo pak'/ Rama: Janë shtuar investimet e Kosovës në Shqipëri

19 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, lehtësira në kufi e

PRISHTINE- Kryeministri Edi Rama i kaloi me batutë zërat në media se mes tij dhe Albin Kurtit ka një "ngërç". Rama tha se kur takohet me Kurtin "qesh jo pak", ndërsa shtoi se për punën të dy kanë sinergji. Rama foli edhe për investimet dhe tha se të dy vendet kanë shtuar investimet te njëra-tjetra.

Edi Rama: Unë ndoqa fjalimin e përgatitur, ka rëndësi të vecantë, evidentojnë më së miri rezultatet konkretet të një bashkëpunimi konkret. Shprehjen e kënaqësisë për këtë moment dua ta bëj duke falenderuar Albinin dhe të gjithë ju po në veçanëri Albinin, duke thënë në sy të të gjithëve për mirë apo për keq se është kënaqësi e vecantë dhe pse pak kush e beson se kur ne takohemi kemi një sinergji të plotë e se qeshim jo pak. Dua të them disa shifra që janë domethënëse, kur ne kemi nisur punën nga afër kemi pasur një volum të shkëmbimeve tregtare 160 mln euro, sot volumi i shkëmbimeve tregtare është 433 mln euro. Kemi hyrë në zonën ku shifrat marrin një lloj serioziteti, ndërkohë që vite të tëra ishin harxhuar në këtë drejtim. Ajo që dua të sell në vëmendje është se sot rezultojnë të regjistruara 1225 subjekte nga Kosova. 145 të tjera janë në pronësi të përbashkët me partnerë në Shqipëri. Investimet e Kosovës në Shqipëri, 9 mln euro. Në 2021, 139 mln euro, është shifër domethënëse, e fundit që dua të sjell në vëmendje është fluksi i investimeve në vlerën më të lartë historike, ka qenë 16 mln i 2018. Jemi në 21 në vitin 2021, indikator i rëndësishëm. Kemi mundësi që ta shtojmë volumin e investimeve. 

1 VITE ME PARE

VD-Mledhja Shqipëri-Kosovë, Kurti: Kemi realizuar vetëm 59% të marrëveshjeve që kemi firmosur

19 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, lehtësira në kufi e
Albin Kurti, kryeminister

PRISHTINE- Kryeministi Albin Kurti tha se dy qeveritë Shqipëri dhe Kosovë duhet të kthejnë optimizimin në entuziazëm. Kurti tha se janë realizuar 75 marrëveshje nga 127 të nënshkruara që në realitet sipas tij kanë lehtësuar jetën e qytetarëve në të dyja vendet.

"Mirësevini në këtë mbledhje të 8 e cila këtë radhë mbahet në Prishtinë. Në mbledhjen e kaluar thamë se jemi popull optimist dhe të gjithë jemi një. Tani duke kaluar nga njëra mbledhje tek tjetra, besoj se duhet ta kthejmë optimizmin në entuziazëm. Është organizim mes imagjinatës dhe racionalitetit. Sfidat janë të shumta dhe situata politike botërore duket shumë e rënduar, por mund ta lexojmë këtë gjendje më qartë kur problemet shfaqen më hapur jo vetëm në burimet historike. Përcaktimi ynë është më i thjeshtë, parimi dhe strategjia jonë njesohen kur situata e madhe gjendet e detyruar të deklarojë rreshtimin e vet. Këto mbledhje qeverish tingëllojnë më të vërteta e më efektive se kurrë më parë. Para disa ditësh festuam çlirimin e Kosovës, përkujtoj dëshmorë e luftëtar të ardhur nga Shqipërisë si dhe solidaritetin për dëbimin e spastrimin etnik. Dua ta rindez entuziazmin që pati në kohën e luftës për çlirim. Ky bashkëpunim nuk ka qenë asnjëherë më i gjerë sepse megjithëse ka pasur kufij ndarë të imponuar politikisht, natyra nuk ka ditur asgjë kur i ka shpërndarë burimet natyrore në këtë rajon.

Marrëdhëniet mes vendeve tona janë dëshmi se kur nuk ekzistojnë problemet e pazgjidhura politike, suksesi në të gjitha fushat e tjera është i garantuar. Gjithashtu është dëshmi që integrimi në të gjithë rajonin sigurohet duke i zgjidhur problemet politike në fillim dhe jo në fund. Jam i kënaqur të njoftoj se gjatë këtyre muajve janë në zbatim të gjitha marrëveshjet përveç njërës. Me to është lehtësuar jeta e qytetarëve. Kemi një oqean të tërë mundësish të pashfrytëzuara. Nga 127 marrëveshje të nënshkruara në të kaluarën, janë zbatuar pa probleme 75 ose 59% që është shumë më pak krahasuar me 93% të realizimit të marrëveshjeve të nënshkruara para 6 muajsh. Na duhet harmonizim i politikave mes 2 vendeve si në çështjet rajonale po ashtu edhe të politikës së jashtme", tha Kurti.

1 VITE ME PARE

VD-Mbledhja e Qeverive në Prishtinë, mbërrin Rama, nis ceremonia zyrtare

19 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, lehtësira në kufi e
Edi Rama dhe Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama është pritur nga homologu i tij i Kosovës, Albin Kurti në Prishtinë. Rama u prit me ceremoni zyrtare nga Garda Kombëtare e Kosovës. 

Rama shtrëngoi duart me delegacionin e Kosovës ndërsa Kurti me atë të Shqipërisë. Ky takim, vjen në kuadër të mbledhjes së 8-të të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, aty ku pritet që të nënshkruhen 19 marrëveshje. 

1 VITE ME PARE

Mbledhja e Qeverive/ Mungon Rama! Pritet ceremonia zyrtare, Kurti i buzëqeshur

19 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, lehtësira në kufi e
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti, bashkë me delegacionin e Kosovës dhe të Shqipërisë janë në pritje të ceremonisë zyrtare. I vetmi që mungon është kryeministri Edi Rama. 

Garda Kombëtare e Kosovës është gati për të nisur ceremoninë zyrtare, për pritjen e delegacionit shqiptar në Kosovë. Në tapetin e kuq, janë rreshtuar ministrat e qeverisë së Shqipërisë. 

Kjo është mbledhja e 8-të e qeverive Shqipëri-Kosovë. Pritet që ditën e sotme të firmosen 19 marrëveshje. 

1 VITE ME PARE

Në pritje të Ramës! Kurti i përpiktë, pret në hyrje të hotelit homologun e tij

19 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, lehtësira në kufi e
Albin Kurti

KOSOVË- Për pak pritet të nisë mbledhja e tetë e përbashkët mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë. Kryeministri Albin Kurti ka mbërritur në hotelin ku do të mbahet mbledhja. Ai është fotografuar nga Klan Kosova përballë hotelit, duke shikuar vendin se ku do të vijë Rama dhe delegacioni shqiptar.

Deri më tani, në vendin ku do të zhvillohet mbledhja mes dy qeverive kanë mbërritur ministrat e kabinetit të Kurtit, si Liburn Aliu, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla dhe Donika Gërvalla.

1 VITE ME PARE

Garda në gatishmëri! Çfarë po ndodh në Kosovë para takimit Rama-Kurti

19 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, lehtësira në kufi e
Garda në Kosovë

KOSOVË- Kosova ka nisur përgatitjet për mbledhjen mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës. Sipas axhendës së publikuar, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Albin Kurti, pas përfundimit të mbledhjes së dy qeverive, Rama merr pjesë edhe në promovimin e librit “Përplasja e madhe” të nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ish-ministër i jashtëm.

Gjithçka është bërë gati për pritjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, sot në Prishtinë. Pritja dhe mbledhja do të mbahen në një hotel në kryeqytet, ku delegacioni i Qeverisë shqiptare pritet të arrijë aty në orën 10:45, derisa në orën 11:00 është planifikuar pritja e kryeministrit Edi Rama nga kryeministri Albin Kurti. Mbledhja e dy qeverive do të fillojë në orën 11:15, ndërsa më pas është planifikuar një konferencë për shtyp.

Vizita e kryeministrit të Shqipërisë nisi dje. I shoqëruar me disa ministra të kabinetit të tij ai vizitoi familjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe dy nga fabrikat eksportuese më të mëdha kosovare të Devolli Corporation – M&Sillosi në Xërxë të Rahovecit dhe Comodita në Gjakovë.

1 VITE ME PARE

Mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë, priten të firmosen 19 marrëveshje

19 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, lehtësira në kufi e
Edi Rama dhe Albin Kurti

KOSOVË- 19 marrëveshje në fushën e drejtësisë, arsimit, bujqësisë, infrastrukturës, turizmit dhe sigurisë publike janë ato të cilat do të nënshkruhen ditën e sotme në mbledhjen mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, thotë se kanë pasur rezultate konkrete nga marrëveshjet e firomsura në nëntor të vitit të kaluar në mbledhjen e përbashkët të mbajtur në Elbasan. 

Deri më tani rezultate konkrete nga ato marrëveshje kemi lehtësimin e procedurave për leje qëndrimin pesëvjeçar të qytetarëve të dy vendeve, hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec-Krushevë, lehtësimin e procedurës për njohjen dhe njehsimin reciprok të diplomave, ndihmën e ndërsjellët juridike në çështje civile dhe tregtare, krijimi i kalendarit të përbashkët kulturor, vjetor 2021-2022 Shqipëri-Kosovë, rritja e bashkëpunimit në fushën e trashëgimisë kulturore, kurse edhe atë të bujqësisë. Disa marrëveshje nga mbledhja e kaluar janë drejt finalizimit praktik të tyre, por iu ka mbetur që të adresohen edhe disa çështje teknike, sikurse ajo rregullimi i regjimit të trafikut lokal kufitar, lehtësimi i procedurave kufitare në pikën Vërmicë-Morinë, studimi i fizibilitetit për segmentin hekurudhor Prishtinë-Durrës, Durrës-Prishtinë, si dhe njohja e ndërsjellë e sigurimeve shoqërore ndërmjet dy vendeve”, tha Kryeziu për gazetën Express.

Gjatë mbledhjes së sotme, Kryeziu ka deklaruar se vëmendje të veçantë do të marrë edhe projekti i ri i portit të Durrësit që pritet të ketë edhe Portin e Thatë në Prishtinë, dhe më pas lidhja me hekurudhën Prishtinë-Durrës.

“Fakti që kemi dy mbledhje të përbashkëta të dy qeverive në më pak se një vit, flet dhe është dëshmi për vullnetin e bashkëpunimit të ndërsjellë mes dy vendeve tona. Në nëntor të vitit 2021 kemi pasur një mbledhje të përbashkët në Elbasan, në qershor të vitit 2022 po mbajmë një mbledhje në Prishtinë. Herën e kaluar kemi nënshkruar 13 marrëveshje, shumica e tyre kanë gjetur tashmë zbatim. Këtë mbledhje po synojmë të nënshkruajmë edhe disa marrëveshje që synim kanë bashkëpunimin dhe lehtësimin e qytetarëve të dy vendeve. Kjo është dëshmia më e mirë e nivelit të bashkëpunimit, pavarësisht mos pajtimeve për çështje të caktuara”, shtoi Kryeziu.

Mbledhja e tetë mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë do të mbahet ditën e sotme në Prishtinë.

 

1 VITE ME PARE

"Rrugës për Prishtinë", ministrat shqiptarë nisen me furgon drejt Kosovës, në vend të parë ulet Çuçi e Xhaçka

19 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, lehtësira në kufi e
Ministrat shqiptarë

KOSOVË- Kabineti i ministrave shqiptarë është nisur me furgon drejt Kosovës. Fotoja para nisjes së tyre drejt Prishtinës është publikuar nga Ministria e Drejtësisë, Ulsi Manja. Në vend të parë shihet se është ulur Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe Ministrja e Jashtem Olta Xhaçka. 

"Rrugës për Prishtinë,"- shkruan Manja krah fotos. 

Sot do të zhvillohet mbledhja e 8-të mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Në Prishtinë, do të takohen delegacionet e dy qeverive. Gjithçka pritet të nisë në orën 11.15, për të vijuar me fjalë të mbajtur nga 2 kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti, e më pas nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim. Pas ceremonisë do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

1 VITE ME PARE

Shqipëri-Kosovë, rriten tregtia e investimet, por ka më pak biznese

19 marrëveshje Shqipëri-Kosovë, lehtësira në kufi e

Pas ndërtimit të rrugës së Kombit, marrëdhëniet tregtare dhe të biznesit mes Shqipërisë dhe Kosovës janë rritur me shpejtësi.

Për 5 mujorin e parë të vitit 2022, volumi tregtar me Kosovën (importe+eksporte) arriti 21.7 miliardë lekë (178 milionë euro), duke shënuar nivelet me të larta rekord të regjistruara ndonjëherë në marrëdhëniet tregtare mes dy vendeve, sipas të dhënave të INSTAT, të përpunuara nga Monitor. Kosova është partneri i gjashtë i Shqipërisë, sa ai përket volumit tregtar, pas Italisë, Turqisë, Gjermanisë, Greqisë dhe Kinës, me gati 4% të totalit.

Kosova është e rëndësishme për eksportet shqiptare, duke u renditur e treta, pas Italisë e Gjermanisë, me 7.6% të totalit, ndërsa pesha e importeve nga Kosova zë vetëm 1.63% të totalit për 5 mujorin e parë 2022.

Kosova është nga të paktat shtete, me të cilat Shqipëria ka bilanc tregtar pozitiv, dmth që eksportet janë më të larta sesa importit (shiko grafikun: Bilanci tregtar me Kosovën).

Metalet bazë mbeten produkti më i eksportuar, me 43% të totalit, ku rolin kryesor e zë kompania e përpunimit të çelikut, Kurum, që e ka Kosovë një nga tregjet kryesore të rajonit. Në vend të dytë renditen produktet minerale, ku përfshihet dhe nafta, me 17% të totalit (shiko grafikun: Eksportet drejt Kosovës, sipas kapitujve, 5 M I).

Edhe nga Kosova, produktet që importohen më shumë në Shqipëri janë metalet, me 33% të totalit, të ndjekura nga mineralet, me 32%. Ndonëse Shqipëria ka një peshë më të lartë të bujqësisë së ekonomi (rreth 20% gati dy herë më shumë se Kosova), importet e “Ushqime të përgatitura, pije alkolike, duhan” për 5 mujorin ishin pak më të larta sesa eksportet e të njëjtit kapitull drejt Kosovës.

Numri i bizneseve, më i ulët se në 2017-n

Viti 2017 shënoi dhe numrin më të lartë të bizneseve nga Kosova në Shqipëri, me 478 të tilla, sipas të dhënave të INSTAT. Në vitet e mëpasshme, numri i tyre shënoi rënie, duke arritur minimumin në 2020-n, që përkon me periudhën e pandemisë. Në 2021, numri i tyre u rrit sërish, duke arritur në 469, ose 7% e totalit të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta në vend, por pa e arritur rekordin e 2017-s (shiko grafikun: Nr i ndërmarrjeve, të huaja e të përbashkëta nga Kosova gjithsej).

Të dhënat e INSTAT tregojnë se ndërmarrjet nga Kosova janë përgjithësisht të vogla. Vetëm 7 prej tyre kishin më shumë se 50 punonjës në fund të vitit 2021, ndërsa 377 të tjera kanë 1 deri në 4 punonjës dhe janë kryesisht në fushën e shërbimeve.

Rriten ndjeshëm investimet e huaja nga Kosova

Viti 2021 shënoi 41 milionë euro investimeve të huaja që e kishin origjinën nga Kosova, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë. Ky është niveli më i lartë i investimeve nga Kosova, i regjistruar ndonjëherë në vend (shiko grafikun: Fluksi vjetor i investimeve të huaja nga Kosova në Shqipëri). Gjithsesi, në raport me shtetet e tjera, investimet nga kosova zunë vetëm 4% të totalit në vitin 2021. Qeveria e Kosovës së bashku me atë të Shqipërisë do të mbajnë të hënën mbledhjen e përbashkët. Sipas agjendës, në këtë takim pritet të nënshkruhen disa marrëveshje./MONITOR

mbledhja shqiperi-kosove edi rama albin kurti

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni