Politike

Sunny Hill rikthehet në Prishtinë, vjen reagimi i parë nga Veliaj: Jam shumë i lumtur!

Akuzat përfshinë politikën ku nuk munguan reagimet nga të dyja palët.

20 Qershor 2022, 09:55 Nga f.g
Sunny Hill rikthehet në Prishtinë, vjen reagimi i parë nga
Dua Lipa dhe Erion Veliaj

TIRANE- Kryebashkiaku Erion Veliaj e shikon pozitivisht rikthimin e festivalit "Sunny Hill" në Prishtinë. Në një reagim në rrjetet sociale, Veliaj thotë se është "shumë i lumtur" që festivali i organizuar nga artistja shqiptare Dua Lipa dhe familja e saj, do të zhvillohet në Prishtinë dhe në Tiranë. 

Reagimi i Veliajt: 

Sunny Hill Festival - Edhe në Prishtinë, edhe në Tiranë! ???????? ♥️????????

Shumë i lumtur që edicioni special i këtij viti i “Sunny Hill Festival”, do të mbahet në Prishtinë në 4, 5, 6 e 7 gusht, kurse në Tiranë në 26, 27 dhe 28 gusht.

Një super lajm! ❤️

BASHKË! ???????? #SharingIsCaring

Pas një debati gati dyjavor mes Tiranës dhe Prishtinës në lidhje me organizimin e festivalit "Sunny Hill" në Shqipëri. Ishin vetë organizatorët që vendosën transferimin e festivalit në Tiranë pas një përplasjeje me autoritetet kosovare për dhënien me koncesion 99-vjeçar të tokës ku do të zhvillohej "Sunny Hill". Akuzat përfshinë politikën ku nuk munguan reagimet nga të dyja palët. Tashmë ngërçi është zgjidhur dhe festivali do të mbahet në të dy kryeqytetet, ku fillimisht në Prishtinë do të zhvillohet në ditët e para të gushtit dhe në Tiranë do të zhvillohet një "line up" në fund.

sunny hill sunny hill ne tirane sunny hill ne prishtine erion veliaj

Sondazh

Poll