Politike

FOTOT/ Vizita në familjen e Hashim Thaçit, Rama: Emocione

Përqafimi me babain e Thaçit, Haxhi Thaçin, zë vendin e parë në fotogalerinë e ndarë nga Rama. 

20 Qershor 2022, 08:06 Nga A.B
FOTOT/ Vizita në familjen e Hashim Thaçit, Rama: Emocione
Edi Rama

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto albumin që përkon me takimin me familjen e ish-presidentit Hashim Thaçit, i cili ndodhet prej 1 viti në Hagë. Përqafime e dhurata shihen në fotot e ndara mëngjesin e sotëm nga kreu i qeverisë në Instagram. Përqafimi me babain e Thaçit, Haxhi Thaçin, zë vendin e parë në fotogalerinë e ndarë nga Rama. 

'MIRËMËNGJES dhe me emocionet e vizitës në familjen e Presidentit Thaçi, ju uroj një javë të mbarë'- shkruan Rama.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Vizita u krye ditën e djeshme, një ditë para mbledhjes së dy qeverive. Sot do të zhvillohet mbledhja e 8-të mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Në Prishtinë, do të takohen delegacionet e dy qeverive. Gjithçka pritet të nisë në orën 11.15, për të vijuar me fjalë të mbajtur nga 2 kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti, e më pas nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim. Pas ceremonisë do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

edi rama rama ne kosove

Sondazh

Poll