Politike

"Rrugës për Prishtinë", ministrat shqiptarë nisen me furgon drejt Kosovës, në vend të parë ulet Çuçi e Xhaçka

Në vend të parë shihet se është ulur Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe Ministrja e Jashtem Olta Xhaçka. 

20 Qershor 2022, 09:06 Nga F.M
"Rrugës për Prishtinë", ministrat shqiptarë nisen
Ministrat shqiptarë

KOSOVË- Kabineti i ministrave shqiptarë është nisur me furgon drejt Kosovës. Fotoja para nisjes së tyre drejt Prishtinës është publikuar nga Ministria e Drejtësisë, Ulsi Manja. Në vend të parë shihet se është ulur Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe Ministrja e Jashtem Olta Xhaçka. 

"Rrugës për Prishtinë,"- shkruan Manja krah fotos. 

Sot do të zhvillohet mbledhja e 8-të mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Në Prishtinë, do të takohen delegacionet e dy qeverive. Gjithçka pritet të nisë në orën 11.15, për të vijuar me fjalë të mbajtur nga 2 kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti, e më pas nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim. Pas ceremonisë do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

mbledhja shqiperi-kosove

Sondazh

Poll