Politike

VIDEO- “E kam të madhe unë”, babai i Thaçit i vë plis në kokë Ramës, kryeministri e heq menjëherë

Ishte babai i Thaçit, Haxhi Thaçi, ai që i tha ta vinte në kokë direkt, por kryeministri Rama këmbëngulte se e kishte kokë e madhe dhe nuk i rrinte.

19 Qershor 2022, 21:57 Nga F.M
VIDEO- “E kam të madhe unë”, babai i Thaçit i
Edi Rama me plis

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama është pritur me dhurata nga familja e ish-Presidentit Hashim Thaçi, që ndodhet në burg në Hagë. Përveç flamurit kuqezi, Ramës iu dhurua dhe një plis.

Ishte babai i Thaçit, Haxhi Thaçi, ai që i tha ta vinte në kokë direkt, por kryeministri Rama këmbëngulte se e kishte kokë e madhe dhe nuk i rrinte. Gjithsesi ai e vuri, por brenda pak sekondave e hoqi sërish.


Pjesë nga biseda:

Haxhi Thaçi: Ja për kryeministrin e shqiptarisë

Edi Rama: Unë e kam kokën dysfishin, por do e mbaj

Haxhi Thaçi: Vëre, vëre, vëre tani

Edi Rama: Rri se e kam të madhe, faleminderit

Haxhi Thaçi: Po vëre

Edi Rama: Faleminderit ju, do e mbaj, po kokën e kam të madhe unë

Kjo vizitë e Ramës vjen vetëm një ditë para mbledhjes së dy qeverive. Nesër do të zhvillohet mbledhja e 8-të mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Në Prishtinë, do të takohen delegacionet e dy qeverive. Gjithçka pritet të nisë në orën 11.15, për të vijuar me fjalë të mbajtur nga 2 kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti, e më pas nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim. Pas ceremonisë do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

edi rama edi rama ne kosove haxhi thaci mbledhja shqiperi-kosove

Sondazh

Poll