Politike

VIDEO- “Ishte mirë, lexonte shumë”, Rama me batuta në familjen Thaçi, ndalet tek djali: Je bërë me mustaqe

Para se të largohej, kryeministri i la një dhuratë, një ministatujë të Heroit Tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

19 Qershor 2022, 21:29 Nga F.M
VIDEO- “Ishte mirë, lexonte shumë”, Rama me batuta në
Edi Rama në familjen Thaçi

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e takimit me familjen e ish-Presidentit Hashim Thaçi. Rama u ul mes familjarëve të Thaçit, të cilëve u tregoi se ish-Presidenti ishte në gjendje mjaft të mirë shëndetësore kur e kishte takuar, dhe i qetë.

“Shumë mirë mu duk, më shëndet ishte mirë, lexonte shumë, bënte stërvitje, atje është edhe pa telefon, pa këto, më gjen një mua, e një mua,”- tregoi Rama.

Më pas, ai bëri dhe batuta me Endri Thaçin, djalin e ish-Presidentit, të cilin e konsideroi një djalë të rritur, pasi tashmë ka edhe mjekër. Atij iu drejtua me vargjet e një kënge folklorike.

“Që kur vura brisk në faqë, ikur djalëria vate,”- tha Rama duke qeshur. 

Para se të largohej, kryeministri i la një dhuratë, një ministatujë të Heroit Tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

“E kam për shenjë, mbajeni aty në shtëpi,”- tha Rama ndër të tjera. Në largim, ai mori me vete flamurin e kuqezi që iu dhurua nga familja Thaçi.

Kjo vizitë e Ramës vjen vetëm një ditë para mbledhjes së dy qeverive. Nesër do të zhvillohet mbledhja e 8-të mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Në Prishtinë, do të takohen delegacionet e dy qeverive. Gjithçka pritet të nisë në orën 11.15, për të vijuar me fjalë të mbajtur nga 2 kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti, e më pas nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim. Pas ceremonisë do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

edi rama edi rama ne kosove

Sondazh

Poll