Politike

Rama në Kosovë, Berisha: Misionari i Beogradit do të rrëzojë qeverinë Kurti

Sipas Berishës, Rama ka marrë udhëzime nga Beogradi.

19 Qershor 2022, 23:09 Nga F.M
Rama në Kosovë, Berisha: Misionari i Beogradit do të
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar një mision vizitën e kryeministrit Edi Rama në Kosovë. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se Rama ka dëshirë që të rrëzojë qeverinë e Albin Kurtit e për këtë arsye është nisur këtë herë drejt Kosovës. Sipas Berishës, Rama ka marrë udhëzime nga Beogradi.

Statusi i plotë

Rama në Kosovë si misionar i Beogradit! Të dashur miq, pas samitit antishqiptar dhe antieuropian të Ohrit ku presidenti i sebomadhisë Aleksandër Vuçiç me urdhër të Putinit mblodhi vasalët e tij të Tiranës dhe Shkupit për avancimin e Ballkanit serbo-rus në kundërvënie të hapur të procesit të Berlinit duket se Edi Rama ka marrë detyra të reja nga Beogradi.

Konkretisht duket se Edi Ramës i është ngarkuar detyra në një akt të ri antishqiptar të punojë ngushtë me albanofobë e serbofilë në Kosovë për rrëzimin e qeverisë Kurti, qeveri e cila me qëndrimet  konsguente kundër projektit  ruso -serb të Ballkanit të Hapur mbrojti dhe po mbron me konseguencë interesat e kombit shqiptar por edhe të Bashkimit Europian dhe NATO-s në rajon. Me këtë rast duke dënuar me ashpërsinë më të madhe misionin e ri antishqiptar të Edi Ramës të ngarkuar nga Beogradi,  paralajmëroj vasalin e mjerë të serbomadhit Vuçiç të heqi dorë nga skenarët e Beogradit kundër qeverisë së Kosovës pasi në të kundërt do marri ndëshkimin e merituar nga mbarë kombi shqiptar.

Rama ishte sot në Kosovë ku zhvilloi disa takime. Kjo vizitë e Ramës vjen vetëm një ditë para mbledhjes së dy qeverive. Nesër do të zhvillohet mbledhja e 8-të mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Në Prishtinë, do të takohen delegacionet e dy qeverive. Gjithçka pritet të nisë në orën 11.15, për të vijuar me fjalë të mbajtur nga 2 kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti, e më pas nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim. Pas ceremonisë do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

edi rama edi rama ne kosove mbledhja shqiperi-kosove

Sondazh

Poll