Politike

Rama: Nesër firmosim marrëveshjen për Portin e Durrësit me Kosovën, s'di pse e shtymë

Rama tha se dëshiron të ketë marrëveshje me Kosovën njësoj siç ka në Ballkanin e Hapur.

19 Qershor 2022, 21:05 Nga F.M
Rama: Nesër firmosim marrëveshjen për Portin e Durrësit me
Edi Rama

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar firmosjen e marrëveshjes për Portin e Durrësit në Kosovë. Gjatë një fjale që mbajti para politikanëve që takoi në Kosovë, Rama tha se dëshiron të ketë marrëveshje me Kosovën njësoj siç ka në Ballkanin e Hapur për të pasur korridoret e gjelbra të operatorëve ekonomikë të autorizuar, të cilët kalojnë pa asnjë ndalesë. 

"Ka shumë kompani që përdorin në mënyrë intensive portin e Durrësit. Ne duam të kemi një marrëveshje me qeverinë e Kosovës siç e kemi në Ballkanin e Hapur për të pasur korridoret e gjelbra të operatorëve ekonomikë të autorizuar, të cilët kalojnë pa asnjë ndalesë. Edhe për këtë na duhet të kemi një marrëveshje. Për këtë duhej të firmosej nesër dhe nuk e di për çfarë arsye u shty nga ana e qeverisë së Kosovës. Pavarësisht kësaj duhet ta bëjmë një orë e më parë këtë gjë. Kemi sjellë me vete projektin e ri të portit të Durrësit që është konceptuar si port i përbashkët që ose duhet të jetë rajonal me rëndësi të dorës së parë ose ne humbasim një potencial të madh siç e kemi humbur për dekada të tëra,"- tha Rama. 

Kjo vizitë e Ramës vjen vetëm një ditë para mbledhjes së dy qeverive. Nesër do të zhvillohet mbledhja e 8-të mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Në Prishtinë, do të takohen delegacionet e dy qeverive. Gjithçka pritet të nisë në orën 11.15, për të vijuar me fjalë të mbajtur nga 2 kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti, e më pas nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim. Pas ceremonisë do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

edi rama edi rama ne kosove mbledhja shqiperi-kosove

Sondazh

Poll