Politike

S’e nxjerrin duarbosh! Dhurata e veçantë që mori kryeministri Edi Rama nga familja Thaçi

Rama ka qëndruar për rreth 20 minuta në shtëpinë e Thaçit, kur e priti Endriti, djali i ish-Presidentit.

19 Qershor 2022, 21:00 Nga F.M
S’e nxjerrin duarbosh! Dhurata e veçantë që mori
Edi Rama dhe Endrit Thaçi

KOSOVË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë një dhuratë të veçantë nga familja e ish-Presidentit Hashim Thaçi që e vizitoi këtë pasdite. Rama ka qëndruar për rreth 20 minuta në shtëpinë e Thaçit, kur e priti Endriti, djali i ish-Presidentit. Kur ka dalë nga aty, ai ka marrë me vete dhe flamurin kombëtar kuqezi.

Rama është pritur nga shumë anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, si Vlora Çitaku, kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, dhe nënkryetari Sami Lushtaku.

Kjo vizitë e Ramës vjen vetëm një ditë para mbledhjes së dy qeverive. Nesër do të zhvillohet mbledhja e 8-të mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Në Prishtinë, do të takohen delegacionet e dy qeverive. Gjithçka pritet të nisë në orën 11.15, për të vijuar me fjalë të mbajtur nga 2 kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti, e më pas nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim. Pas ceremonisë do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp. 

edi rama edi rama ne kosove mbledhja shqiperi-kosove

Sondazh

Poll