Politike

VIDEO- Edi Rama pritet nga djali i ish-presidentit Thaçi, momenti kur e përqafon

Shkon për vizitë në familjen Thaçi.

19 Qershor 2022, 20:04 Nga F.M
VIDEO- Edi Rama pritet nga djali i ish-presidentit Thaçi, momenti kur e
Edi Rama në familjen Thaçi

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama, ka arritur tashmë në Burojë të Skenderajt, për vizitë tek familja e ish-presidentit Hashim Thaçi. Në pamjet e publikuara nga Klan Kosova, ai shihet se është pritur nga djali i ish-presidentit Thaçi, Endriti.

Ky takim i Ramës vjen vetëm një ditë para mbledhjes së dy qeverive. Nesër do të zhvillohet mbledhja e 8-të mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Në Prishtinë, do të takohen delegacionet e dy qeverive. Gjithçka pritet të nisë në orën 11.15, për të vijuar me fjalë të mbajtur nga 2 kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti, e më pas nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim. Pas ceremonisë do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp. 

 

edi rama edi rama ne kosove mbledhja shqiperi-kosove

Sondazh

Poll