Art&Argëtim

Kjo është arsyeja pse Meghan Markle u shfaq në videon surprizë të Beyonce dhe Jay Z

22 Shkurt 2019, 16:52 Nga DOSJA
Kjo është arsyeja pse Meghan Markle u shfaq në videon

Beyoncé dhe Jay-Z nuk mundën të merrnin pjesë në mbrëmjen Gala të të ‘Brits Awards’ këtë edicion, por ata nuk kishin menduar surprizën më të bukur, bnë shenjë falenderimi për çmimin ‘Grupi më i mirë ndërkombëtar’.

Çifti e pranoi kështu çmimin, me anë të një video, ku paraqitej Mona Lisa e Leonardo da Vinçit, që në fakt kishte portretin e Meghan Markle. Ata qëndronin përpara këtij portreti mbretëror të dukeshës së Sussex.

Ilustrimi i përkiste arttistit, Tim O’Brien, i cili e postoi punën e tij në rrjetet sociale, por mbeti i befasuar kur pa veprën e tij në një foto me Beyonce-n dhe Jay Z. U përfol se ky veprim duhet t’ju ketë kushtuar shumë atyre, por në fakt ka ndodhur e kundërta, Meghan Markle nuk ka marrë asnjë lloj pagese kundrejt kësaj vepre. Madje thuhet se ajo është shumë e lumtur për këtë. Ishte ky detaji i bukur i videos, pasi Meghan Markle ka luajtur një rol të rëndësishëm në bamirësitë për njerëzit me ngjyrë.

 

Well played @Beyonce & @S_C_ ?

Watch The #BRITs 2019 live here: https://t.co/qj4KiENtGs pic.twitter.com/rGnmq0RUlr

— BRIT Awards (@BRITs) February 20, 2019

Pak minuta pas videos falenderuese, Beyonce e publikoi foton në profilin e saj në Instagram, ku shkruante: “ Në nder të ‘Historisë së muajit të zi’, ne përulemi para familjes Mbretërore. Urime shtatëzëninë! Ju urojmë shumë gëzim!”

Burimi: People

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz beyonce jay z meghan markle portrait beyonce jay z meghan markle portrait

Sondazh

Poll