Art&Argëtim

‘Being a man’, këshilla e Obamës inspiron të gjithë meshkujt

22 Shkurt 2019, 15:01 Nga DOSJA
‘Being a man’, këshilla e Obamës inspiron të

Obama mbrëmjen e kaluar ishte i ftuar në një intervistë me yllin e njohur të basketbollit, Stephen Curry, për të diskutuar rreth çështjes ‘Being a Man’, e përkthyer ‘Të jesh burrë’. Gjithashtu në hapsirën e pyetjeve nga publiku, Obama diskutoi edhe rreth mungesës së besimit, apo sjelljet e ndryshme që djemtë bëjnë si të ishin adoleshentë.

Ai tha se të jesh një njeri i mirë, do të thotë të jesh dikush që është përgjegjës, i besueshëm, i zellshëm dhe i dhembshur, por jo vetëm në rrjetet sociale, gjithmonë duhet të jesh i tillë. “Nëse jeni shumë të sigurt në lidhje me seksualitetin tuaj, nuk është e nevojshme të keni 8 vajza rreth jush, duke bërë ‘twerk’,”- u shpreh ai duke marrë duartrokitjet e merituara nga të gjtihë të ftuarit.

Rreth 100 djem ishin të pranishëm në tubimin e parë kombëtar të aleancës MBK, që sponsorizohet nga Fondacioni Obama. Kjo është një iniciativë vjen në ndihmë të fëmijëve afrikano-amerikan dhe latino-amerikanë. Nisma më e re që ai mori ishte pas vdekjes së 17 vjeçarit afro-amerikan, Trayvon Martin.

Curry u bashkua me ish-presidentin në vlerësimin e vlerës së punës në grup, duke diskutuar edhe sfidat që ata marrin në skuadër të gjithë së bashku dhe rëndësinë që ato aknë. “Asgjë e madhe nuk bëhet vetë,” -tha ai.

Burimi: BBC 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

virale virale barack obama being a man stephen curry barack obama being a man stephen curry

Sondazh

Poll