Politike

Kajmaku u arrestua, Berisha: Takoi shefin e komisariatit në Rinas, i garantoi udhëtimin drejt Italisë

Berisha shkruan se Kajmaku është takuar me Demën për tu siguruar që nuk do të ndalohej në Rinas, pasi ende nuk i kishte mbyllur hesapet me drejtësinë vendase.

19 Qershor 2022, 19:07 Nga F.M
Kajmaku u arrestua, Berisha: Takoi shefin e komisariatit në Rinas, i
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar përfshirjen e komisariatit të Rinasit për mbarëvjatjen e udhëtimit të ish-kryebashkiakut të arrestuar, Agim Kajmaku, drejt Italiasë. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se Kajmaku është takuar me Demën për tu siguruar që nuk do të ndalohej në Rinas, pasi ende nuk i kishte mbyllur hesapet me drejtësinë vendase.

Denoncimi i Berishës:

Kajmaku i qeverise u percoll jashte nga narkopolicia e partise! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! Sb. Pershendetje doktor dhe ju uroj shendet un jam punonjes ne aroportin e rinasit desha tju informoj se agim kajmaku para se te nisej per ne Itali esht takuar me shefin e komisarjatit te rinasit perparim dema per tu siguruar qe nuk do kishte probleme nga policia e rrinasit se akoma nuk I kshte mbyllur hesapet me drejtesin shqiptare pas keti takimi ka udhetuar drejt italis ku dhe esht arrestuar 

Kajmaku është arrestuar më 27 maj në Italia bashkë me nipin e tij Edmind Kajmaku. Të dyve ujanë gjetur 20 kilogramë kokainë, ndërkohë që hetimet janë shtrirë edhe në Shqipëri. Nën hetim është vënë edhe pasuria e gruas së ish-kryebashkiakut, Merita Kajmku e cila ka deklaruar 1.9 milionë dollarë kursime në bankën e saj.

sali berisha perparim dema agim kajmaku arrestohet agim kajmaku

Sondazh

Poll