Aktualitet

"O ne, o fabrika!"/ Banorët e Porto Romanos dalin në protestë: Gërdeci s'duhet të përsëritet

Banorët e lagjes pranë fabrikës, deklarojnë se fabrika sjell rrezik të lartë për të gjithë komunitetin.

19 Qershor 2022, 12:08 Nga A.B
"O ne, o fabrika!"/ Banorët e Porto Romanos dalin në
Proteste ne Durres

DURRËS- 'O ne, o fabrika.”, është motoja e protestës së sotme në Porto Romano të Durrësit. Banorët të cilët jetojnë pranë fabrikës ku një ditë më parë ra zjarr dolën sot në protestë. Banorët e lagjes pranë fabrikës, deklarojnë se fabrika sjell rrezik të lartë për të gjithë komunitetin.

Fëmijë, burra dhe gra kanë kërkuar nga shteti, autoritetet ligjzbatuese të ndërhyjnë për zhvendosjen e fabrikës  pasi nuk mund të jetojnë në të njëjtën zonë me të.

BANORËT;

“Kemi dalë që të hiqet fabrika, nuk e heq kush”.

Është i rrezikshëm, e di shumë mirë se si funksionon, na thanë do bëhej fabrikë shampoje, dhe pot ë ishte për punë bombolash, sikur e largoi Vora, se ka qenë më parë në Vorë, nuk jemi kundër biznesit, rrezikohet jeta e qytetarit. Gërdeci nuk duhet të përsëritet, është gjynah”.

“Nuk duhet të ndodh një Gërdec i dytë, të vijë ministria e Mjedisit, a i takon që ta mbajë këtë biznes në qendër të banuar”, thanë banorët.

“Ne dalim dhe lozin dhe vjen era gazit, ne do të rrimë të mbyllur në shtëpi apo do të lozim”, thotë një vajzë e vogël.

Një ditë më parë zjarri përfshiu depozitat e gazit në zonën e Porto Romanos. Banorët u larguan menjëherë nga banesat e tyre pasi kishin frikë se mos situata do të përshkallëzohej. Fatmirësisht nga zjarri nuk pati të lënduar vetëm dëme materiale. Nga hetimet e para rezultoi se zjarri u shkaktua nga një shkëndijë elektrike në kompresor dhe se dëmet materiale janë të vogla. Incidenti ktheu pasigurinë për jetën dhe shëndetin te banorët.

proteste ne durres porto romano

Sondazh

Poll