Politike

Këlliçi e paditi, Kokalari: Më doli në shteg, ka dërguar njerëz të më ngacmonin seksualisht

Me anë të një postimi në Facebook, Kokalari ka reaguar pas padisë së Këlliçit, duke theksuar se provokimet e saj në rrjetet sociale kanë qenë në mënyrë që ai të ngrinte padinë.

17 Qershor 2022, 19:12 Nga I.A

Këlliçi e paditi, Kokalari: Më doli në shteg, ka

SHBA- Evi Kokalari i është përgjigjur padisë së deputetit demokrat Belind Këlliçi. Me anë të një postimi në Facebook, Kokalari ka reaguar pas padisë së Këlliçit, duke theksuar se provokimet e saj në rrjetet sociale kanë qenë në mënyrë që ai të ngrinte padinë. Ajo ka sqaruar se i ka faktet që Këlliçi ka manipuluar në Këshillin Kombëtar të PD-së dhe se kjo ishte e vetmja mënyrë që ajo mund t'i bënte publike pa u hedhur në gjyq nga PD-ja. Ajo gjithashtu e ka akuzuar Këlliçin se i ka dërguar një turmë njerëzish që ta sulmonin me shpifje dhe deri te ngacmimet seksuale.  

Postimi i Plotë:

E falenderoj Belind Kellicin për padine ndaj meje. Në fakt, provokimet e mia në median sociale kanë qënë pikërisht që ai të bënte padi, sepse ishte e vetmja mënyrë që unë mund të paraqis faktet e manipulimeve që ai ka bërë në Këshillin Kombëtar. Une votat i disponoj dhe Belindi këtë e di si anëtar i Komisionit Zgjedhor. Dhe luftën që kam bërë për ti parë rezultatet, ai e di shumë mirë. Tashti, personalisht kam firmosur një dokument që këto informacione që kam parë dhe analizuara, të marra nga Komisioni Zgjedhor, nuk mund ti bëja publike, ndryshe Komisioni apo PD kishte të drejtë të më hidhte në gjyq dhe me të drejtë do fitonin.

Ama, kur gjykatësi i çështjen se Belindit kundër meje do të më kërkoj faktet, nuk do të kem zgjidhje por t'ia jap gjykatës për shqyrtim, pra si e tillë, PD apo Komisioni nuk mund të më hedh në gjyq sepse është gjykata ajo që po më detyron ti bëj disi faktet publike. Gjithashtu, Belindi ka derguar një turmë njerëzish ndaj meje me sulme nga më absurdet, me shpifje dhe akuza deri tek ‘ngacmimet seksuale’, dhe ndryshe nga une që i kam sulmet të drejtëpërdrejta, ai fshihet mbas dorës së njerëzve që i përkasin të të njëjtit llum. Pra, pis me baltë nuk e bëra unë - unë në baltë e gjeta. Nejse, më vjen mirë që më dole në shteg!

Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi më parë ka njoftuar se ka ngritur padi kundrejt Evi Kokalarit për shpifje. Me anë të një postimi në Facebook, Këlliçi ka deklaruar se shpifje dhe akuzave të Kokalarit nuk ka dashur tu përgjigjet në rrjete sociale, por me anë të një padie në Gjykatën e Tiranës.

Si nisi përplasja mes tyre?

Aktivistja Evi Kokalari ka akuzuar Belind Këlliçin se ka ndërhyrë në zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Sipas Kokalarit, një listë lobimi me emrat që duheshin votuar ka qarkulluar nga kryesia e Forumit Rinor dhe disa bashkëpunëtorë të ngushtë të Belind Këlliçit. Ajo e ka akuzuar edhe se kishte orientuar votat për të dalë vetë më i votuari në Partinë Demokratike për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar.

evi kokalari belind këlliçi perplasja kellici-kokalari

Sondazh

Poll