Politike

Çmimi i karburanteve, Berisha: Bordet po zhvasin çdo qindarkë të shqiptarëve 

Gjithashtu Berisha ka theksuar se Berisha ka theksuar se me krijimin e bordeve situata është kthyer në alarmante. 

17 Qershor 2022, 18:04 Nga I.A
Çmimi i karburanteve, Berisha: Bordet po zhvasin çdo qindarkë
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me çmimin tavan që Bordi i Transparencës ka vendosur për karburantet. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se nafta ka arritur në 265 lekë për litër, duke e quajtur këtë shifër si stratosferike. Gjithashtu Berisha ka theksuar se Berisha ka theksuar se me krijimin e bordeve situata është kthyer në alarmante. 

Postimi i Plotë:

Nafta arrinë në 265 lekë për litër. Rritje tjetër stratosferike e çmimit të naftes. Bordi komunist i Edi Ramës nuk ka të ndaluar! Çmimi i naftës shënon sot një tjetër rekord. 265 lekë për litër do të paguajnë shqiptarët duke nisur prej ditës së sotme. Çmënduri! Abuzim! Vjedhje! Krye-hajduti ka vendosur të zhvasë çdo qindarkë nga familjet shqiptare, duke e çuar në stratosferë çmimin e naftës, nëpërmjet bordeve me mendësi komuniste. Me naftën po bëhej një abuzim i tejskajshëm në vend. Edhe pa krijimin e bordeve situata ishte alarmante, por u zhyt edhe më thellë që në momentin e krijimit të bordeve të vjedhjes. Çmimi i naftës në rajon ka një diference të madhe me Shqipërinë, e faji këtu është kryekëput i qeverisë dhe Edi Ramës. Masa të menjëhershme duhen ndërmarrë ose çmenduria e këtij njeriu do të dëmtojë ekonominë e çdo qytetari shqiptar.

Bordi i Transparencës me anë të një vendimi të marrë ditën e sotme, e ka rritur çmimin tavan të naftës në 265 lekë, benzinës në 241 lekë/litri, dhe gazit në 86 lekë/litri.

bordi i transparencës sali berisha

Sondazh

Poll