Politike

“E refuzoj!” Plas DEBATI në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit, qytetarët kundër shortit: Duam shtëpitë që kishim

Ankesa ka edhe për formatin e apartamenteve, pasi siç shprehet qytetarja, ka sallone shumë të ngushte në krahasim me ata të mëparshmit.

17 Qershor 2022, 18:30 Nga F.M
“E refuzoj!” Plas DEBATI në mbledhjen e Këshillit Bashkiak
Qytetarja në Durrës

DURRËS- Dosja.al ju sjell debatet e plota të bëra në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit që ka ndarë çleësat e apartamenteve të rindërtuara pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit 2019. Shumë banorë të pallatit kanë pasur ankesa për katin që u ka rënë në shortin e hedhur mbrëmjen e kaluar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Ata shprehen se kanë rënë dakort me njëri-tjetrin që të marrin apartmentet që kanë pasur para se pallatin ta shembte tërmeti, por që Këshilli Bashkiak nuk u aka marrë parasysh këto ankesa. Njëra prej banoreve e ka refuzuar katin zero dhe shprehet se kërkon shtëpinë që ka pasur më parë. Ankesa ka edhe për formatin e apartamenteve, pasi siç shprehet qytetarja, ka sallone shumë të ngushte në krahasim me ata të mëparshmit. Një tjetër banor është pyetur për cilësinë, por është shprehur se nuk di asgjë, pasi ndërtimi i pallatit nuk ka përfunduar ende.

DEBATI NË MBLEDHJE:

Qytetarja: Më takoi kati i shtatë, hyrja 1+1, mirë, nuk kam ankesa, isha në katin e katër, hajt, mirë. Një mënyrë duhet gjetur, rëndësi ka që të arrihet rezultati, pastaj normalisht nëse nuk arrihet në një mënyrë apo në një tjetër, rëndësi ka që kjo situatë të mbyllej. Nuk e dimë akoma se kur futemi, e ka ndjekur daja im si çështje.

Këshilli Bashkiak: Jemi mbledhur për hedhjen e shorteut për ndarjen e pallateve në Durrës. Është përcaktuar edhe mënyra e renditjes së tërheqjes në short, kanë prioritet kategoritë si familjet që kanë në përbërje persona me aftësi të kufizuar dhe ata me pensionistë. Renditja është në rend alfabetik për të tjerët. Fillojmë me banesat 1+1, më pas me ato 2+1.

Qytetari: E drejta e qytetarëve është e drejtë kushtetuese, jemi të barabartë para ligjit. Trazojini dhe ato gogla sepse nuk i kam parë që të trazohen. Kam besim, por kjo përparësi që u jepet disa njerëzve. S’mund të bëni përjashtime, pse ne që jemi më të rinj të diskriminohemi. Ja nuk është dakort zotëria. Ka një gjë, këtu janë mbledhur njerëzit dhe kanë rënë dakort

Këshilli Bashkiak: Për çfarë kanë rënë dakort

Qytetari: Që t’i marrin ku ishin

Qytetarja: Po, t’i marrim aty ku ishim

Këshilli Bashkiak: Jo, s’kanë rënë dakort

Qytetari: Po unë s’i kam marrë në intervistë, ja flasin.

Këshilli Bashkiak: Të vazhdojmë me shorteun. Personat që tërheqin goglat janë përfituesit, ose përfaqësuesit me prokurë. Në mungesë të këtyre të dyve, goglën e tërheq këshilli bashkiak. Vazhdojmë me tërheqjen në 1+1, ja ku jemi.

Qytetari: Jemi të kënaqur, çfarë të kënaqur moj, ku di unë, apartamentet s’kanë përfunduar ende, të futemi e të shohim çfarë cilësie janë.

Qytetarja: Jam kati zero, e refuzoj, kam 15 vjet invalide.

Këshilli Bashkiak: Zonjë pretendimet janë të shumta.

Qytetarja: Unë do ta refuzoj, ai pallat është prishur për tre ditë dhe është bërë si është bërë, mos ma kujto më që të flasim më tepër.

Këshilli Bashkiak: Nuk bëhen përjashtime, secili e zgjedh me short, është një pallat me apartamente, janë ndarë.

Qytetarja: Kërkoj shtëpinë që kam pasur, vajzën e kam pa strehim, ka një fëmijë të vogël, unë dua shtëpinë time, katin e dytë që kemi rënë në dakortësi, të paktën atë.

Qytetari: Jemi mbledhur këtu, por dakortësinë e kemi bërë vetë si banorë, hyrjen e kam blerë me lekë unë, s’ma ka fal njeri.

Këshilli Bashkiak: Kati zero është pjesë e projektit

Qytetarja: Jemi banorë të pallatit ne

Këshilli Bashkiak: Fjala shorte e thotë vetë, e zgjedh rastësia, shorti.

Qytetarja: E refuzoj, ku të firmos që e refuzoj, dua shtëpinë time, s’ka ballkone, ka një korridor të ngushtë, çfarë është ai salon një metër, ne kemi pasur sallon tre metra. Unë e kundërshtoj, nuk jam dakort, dua shtëpinë time.

Çelësat janë ndarë në shkelje! Dosja.al publikoi vendimin e marrë nga kryebashkiakja e Durrësit Emirjana Sako e cila ka mbledhur këshillin bashkiak një natë më parë dhe ka hedhur shortin, ndërsa këtë mëngjes ka ndarë çelësat. Si rregull, vendimi i duhej dërguar Prefektit dhe ky i fundit brenda dhjetë ditëve duhet të sjellë miratimin e tij me postë në bashki, në mënyrë që të hyjë në fuqi.

emirjana sako keshilli bashkiak durres bashkia e durresit ndarja e apartamenteve ne durres

Sondazh

Poll