Politike

Në burg, por e provilegjuar! Rovena Voda merr një dhomë tepër nga ndarja e apartamenteve në Durrës (LISTA)

Familja Voda ka pasur në pronësi një apartament të llojit 2+1 dhe si rregull, dueht të merrte të njëjtin format, por siç duket Këshilli Bashkiak i Durrësit me në krye Emirjana Sakon kanë bërë një përjashtim për ish-zëvendësministren.

17 Qershor 2022, 18:52 Nga F.M
Në burg, por e provilegjuar! Rovena Voda merr një dhomë
Rovena Voda

DURRËS- Dosja.al ka siguruar vendimin e plotë të ndarjes së apartamenteve të rindërtuara pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019 në Durrës. Mes përfituesve rezulton se është edhe Rovena Voda, ish-zëvendësministrja e Brendshme që u vu në pranga për korrupsion. Në listën e përfituesve duket se familja e bashkëshortit të Vodës, Aurel Voda ka përfituar apartament të llojit 3+1, kur në fakt nuk i takonte. Familja Voda ka pasur në pronësi një apartament të llojit 2+1 dhe si rregull, dueht të merrte të njëjtin format, por siç duket Këshilli Bashkiak i Durrësit me në krye Emirjana Sakon kanë bërë një përjashtim për ish-zëvendësministren.

Në burg, por e provilegjuar! Rovena Voda merr një dhomë
Familja Voda

Vetë Rovena Voda deklaronte në maj të vitit 2021 se ajo ishte e vetmja banesë që kishte ku jetonte me familjen e bashkëshortit të saj, 7 anëtarë në total. Voda u dënua me 1 vit e 3 muaj burg në prill të këtij viti, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ish-zëvendësministrja do të qëndrojë vetëm 10 muaj në qeli. Ajo favorizoi për të punësuar në shtet Florida Beun nëpërmjet lidhjeve që kishte me avokaten Majlinda Hasani në këmbim të 2 mijë eurove, një telefoni dhe një arke me peshk.

Çelësat në Durrës janë ndarë në shkelje! Dosja.al publikoi vendimin e marrë nga kryebashkiakja e Durrësit Emirjana Sako e cila ka mbledhur këshillin bashkiak një natë më parë dhe ka hedhur shortin, ndërsa këtë mëngjes ka ndarë çelësat. Si rregull, vendimi i duhej dërguar Prefektit dhe ky i fundit brenda dhjetë ditëve duhet të sjellë miratimin e tij me postë në bashki, në mënyrë që të hyjë në fuqi.

rovena voda aurel voda ndarja e apartamenteve ne durres

Sondazh

Poll