Aktualitet

“Dumani”/ Qyno: Nëse dikush e boton do vazhdoj dhe unë, SPAK dhe BKH kanë mosmarrëveshje

Gazetari ka pranuar, se ka nisur një hetim nga SPAK për rrjedhje informacioni.

17 Qershor 2022, 15:00 Nga A.B
“Dumani”/ Qyno: Nëse dikush e boton do vazhdoj dhe unë,
Elton Qyno

TIRANË- Tre prokurorë të SPAK kanë firmosur një urdhër që ndalon publikimin e dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, të cilët tashmë janë të penduar të drejtësisë dhe kanë rrëfyer një mori krimesh që kanë ndodhur gjatë dhjetë viteve të fundit në vend. Dëshmitë e tyre u bënë publike gjatë dy javëve të fundit në media pas rrjedhjes së dosjes nga SPAK te gazetarët e kronikes.

Gazetari Elton Qyno i ftuar ditën e sotme në studion e “ABC Live” u shpreh se sapo dosja të bie në dorë të kolegëve të tjerë, edhe ai vetë pavarësisht sanksionimit nga SPAK do të nis publikimin e dëshmive.

“Nëse materiali gjendet nga gazetarë të tjerë unë do i publikojë. Unë kam stopuar që nga dje. Kjo bëhet në periudhë kohe. Nëse dikush boton. Edhe unë do vazhdojë. Ata thonë që e paskam vetëm unë. Ndaj u mor urdhri dhe ndaj. Më thanë që t’i mbaje dhe lexoje për vete. Nëse e publikoj do kem unë probleme.” tha Qyno.

Gazetari ka pranuar, se ka nisur një hetim nga SPAK për rrjedhje informacioni.

Më thanë hajde në BKH se do të procedojmë sipas ligjit. Unë e kisha një indicie se kishte 6 ditë që raportoja për Dumanin. Pavarësisht se në vendim thuhet që ndalohet publikimi në media. Sërish duke qenë se gama e hetimeve ishte e gjerë dhe kishte të dhënë sensitive. Ka qenë një vendim gjykata dhe nuk mund të ndalohet. Kam gjetur dokumente të tjera dhe kam avancuar me emra të tjerë. Ata e panë të arsyeshëm që të merrej një urdhër. Nuk e marr si kërcënim por ata procedojnë si dispozite ligjore. SPAK dhe BKH kanë mosmarrëveshje dhe mund të rrjedhë informacione. Por janë shumë persona. Nuk mund ti vihet faji gazetarit kur doja është çështja më aktuale dhe ka interes dhe impakt. Gazetari nuk ka faj në këtë histori dhe fajin duhet ta kërkojë diku tjerë.” tha ai.

elton qyno urdheri i spak per gazetaret

Sondazh

Poll