Bota

Sulm në një kishë në Alabama, policia mban në paraburgim një të dyshuar

Sulmi ndaj tre famullitarëve në Kishën Episkopale të Shën Stefanit në Vestavia Hills ndodhi gjatë një ngjarjeje të quajtur Boomers Potluck.

17 Qershor 2022, 14:44 Nga j.c
Sulm në një kishë në Alabama, policia mban në
Foto ilustruese

ALABAMA- Dy persona u vranë dhe një u plagos dje në një kishë në një periferi të Birmingham, Alabama.  Kapiteni Shane Ware në Departamentin e Policisë Vestavia Hills ka deklaruar se një i dyshuar, i cili nuk u identifikua publikisht, është në paraburgim. 

Sipas CNN, ai deklaroi gjithashtu se një nga personat që i mbijetoi sulmit është duke u trajtuar në spital për lëndime. Sulmi ndaj tre famullitarëve në Kishën Episkopale të Shën Stefanit në Vestavia Hills ndodhi gjatë një ngjarjeje të quajtur Boomers Potluck. Muajt e fundit në SHBA kanë ndodhur sulme të tilla që i kanë marrë jetën shumë personave. Në Teksas një 18-vjeçar i mori jetën 19 nxënësve dhe dy mësueseve të një shkolle fillore. 

vrasje ne alabama

Sondazh

Poll