Bota

Sulm me armë zjarri në SHBA, vriten dy persona pranë kishës, një i plagosur

Dy persona kanë ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është plagosur, si pasojë e të shtënave me armë zjarri

17 Qershor 2022, 08:09 Nga A.B
Sulm me armë zjarri në SHBA, vriten dy persona pranë kishës,
Policia ne SHBA

SHBA- Sulm me armë zjarri në SHBA. Dy persona kanë ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është plagosur, si pasojë e të shtënave me armë zjarri para një kishe në ëestville Hills, Alabama e Jugut, SHBA.

Tre persona në kishën peshkopale të Shën Stefanit janë qëlluar plumba. Dy viktimat janë dërguar në spitalin lokal dhe po marrin trajtim mjekësor. Fatkeqësisht, 2 nga të plagosurit ndërruan jetë”, tha policia lokale.

I dyshuari është arrestuar dhe “nuk ka asnjë rrezik për komunitetit tani për tani” njoftojnë autoritetet. Policia nuk e ka identifikuar sulmuesin as viktimat dhe nuk ka ofruar asnjë detaj për sulmin.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përjetuar një sërë sulmesh me armë zjarri  kohët e fundit, më e keqja prej të cilave ishte një nxënës i shkollës së mesme në Uëalde, Teksas, më 24 maj, i cili vrau  21 persona, 2 mësues dhe 19 nxënës.

sulm ne shba shba

Sondazh

Poll