Bota

Emmanuel Macron: Putini nuk bie dakort për nxjerrjen e grurit nga porti i Odesës

Udhëheqësit e katër vendeve të Bashkimit Europian vizituan Ukrainën të enjten, duke u zotuar të mbështesin ofertën e Kievit për t'u bërë pjesë e BE-së.

17 Qershor 2022, 10:54 Nga j.c
Emmanuel Macron: Putini nuk bie dakort për nxjerrjen e grurit nga porti i
Emmanuel Macron

FRANCË- Pas kthimit nga Kievi, presidenti i Francës Emmanuel Macron ka thënë se mendon se nuk ka gjasa të arrihet një marrëveshje me homologun e tij rus Vladimir Putin për eksportin e grurit nga porti i Odesës i Ukrainës. 

"Ne duhet të flasim me Rusinë për sigurinë ushqimore dhe kjo mund të justifikohet duke u lidhur drejtpërdrejt me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së për të nxjerrë drithërat nga Odesa. Por unë nuk besoj shumë në këtë rrugë, sepse kam pasur bisedime disa javë më parë me Presidentin Putin, por ai nuk donte të pranonte një rezolutë të OKB-së për këtë temë,”-tha Macron.

Sipas The Guardian, udhëheqësit e katër vendeve të Bashkimit Europian vizituan Ukrainën të enjten, duke u zotuar të mbështesin ofertën e Kievit për t'u bërë pjesë e BE-së. Presidenti francez Emmanuel Macron i premtoi gjithashtu Ukrainës gjashtë armë të fuqishme artilerie të montuara në kamion ndërkohë që lufta po vazhdon në rajonin lindor të Donbasit.

emmanuel macron vladimir putin

Sondazh

Poll

Bota 17 Qershor 2022, 09:41 A.B

Si përcaktohet çmimi i grurit?

Gruri Për shumë vite, çmimi i një ton grurë lëvizte rreth 200 euro. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë,...