Sport

Ironia e fatit/ Arbitrazhi Sportiv i liroi merkaton Spezias, klubi rikthen Manaj-n te Barcelona! (Postimi i sulmuesit)

Rey Manaj nuk do të jetë më futbollist i Spezias. Sulmuesi lushnjar kaloi sezonin e fundit i huazuar në Serie A, kartoni i cilit zotërohet nga Barcelon

17 Qershor 2022, 13:02 Nga DOSJA

Ironia e fatit/ Arbitrazhi Sportiv i liroi merkaton Spezias, klubi rikthen

ITALI- Rey Manaj nuk do të jetë më futbollist i Spezias. Sulmuesi lushnjar kaloi sezonin e fundit i huazuar në Serie A, kartoni i cilit zotërohet nga Barcelona.

25-vjeçari shënoi pesë gola me ekipin bardhezi, ndërkohë që klubi katalanas kërkonte 2.7 milionë euro për ta lënë të lirë. Te Spezia kanë vendosur të mos e paguajnë këtë shumë, kjo lidhet edhe me vetë faktin se klubi nga Liguria sapo është liruar nga vendimi i CAS në lidhje me disa parregullsi në federime dhe drejtuesit po rishikojnë disa situate për sa i përket merkatos.

Manaj ka lajmëruar largimin nga ekipi italian nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, aty ku shkruan: “Faleminderit të gjithë djemve, ju uroj fat.Faleminderit edhe tifozëve që e bëjnë këtë qytet kaq magjik”, shkruan Rey Manaj, i cili do të rikthehet përsëri te Barcelona B.

Ironia e fatit/ Arbitrazhi Sportiv i liroi merkaton Spezias, klubi rikthen

E.Ç (Dosja.al)

manaj

Sondazh

Poll