Sport

FFF do t'u shpërndajë klubeve 2 milionë euro subvension për karburantin

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Franceze do të miratojë paraditen e kësaj të premteje, shumën për të ndihmuar në kompensimin e shpenzimeve të klubeve amatore, në formën e kuponëve të karburantit.

17 Qershor 2022, 07:11 Nga DOSJA
FFF do t'u shpërndajë klubeve 2 milionë euro subvension

FRANCE - Federata Franceze e Futbollit (FFF) duhet të paraqesë të shtunën, gjatë asamblesë së saj federale në Nice, llogari të balancuara, madje pozitive, ndërkohë që parashikimet për fillimin e sezonit ishin pesimiste.

Sipas informacioneve, raportohet se Komiteti Ekzekutiv i FFF-së duhet të miratojë paraditen e kësaj të premteje propozimin për t'i dhënë 2 milionë euro në formë bono karburanti klubeve amatore, për të përballuar rritjen e çmimit të benzinës në muajt e fundit.

Këto shpenzime udhëtimi sforcojnë buxhetet e klubeve amatore. Kjo ndihmë e jashtëzakonshme i shtohet 90 milionë eurove të dhëna nga FFF për futbollin amator në vitet 2021-2022.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll