Sport

Rritet 'Mourinho-mania' në Romë: numër rekord abonentësh për verdhekuqtë...

Në fazën e parë janë shitur 33.500 bileta në ‘Olimpico’, diçka që nuk ka ndodhur në kompleksin verdhekuq që nga viti 2004.

17 Qershor 2022, 12:00 Nga DOSJA

Rritet 'Mourinho-mania' në Romë: numër rekord

ITALI - Josè Mourinho 'fiksohet'. Trajneri portugez e ka përfunduar sezonin e tij të parë në Romë me fitoren në Conference League si kulm. Suksesi i parë i Romës pas 14 vitesh, titulli i dytë ndërkombëtar në të gjithë historinë e saj dhe i pari i njohur nga UEFA. 

Nëse Roma e tij tashmë ka tërhequr publikun (60.000 shikues mesatarisht për ndeshje), tani pritet që ky trend të vazhdojë (ose të rritet) gjatë sezonit të ri 2022/23. Siç njofton klubi kryeqytetas, në fazën e parë të fushatës janë shitur 33.500 bileta sezoni. Shifra që nuk ishin arritur që nga sezoni 2004/05.

Procesi i rinovimit të abonimeve filloi më 18 maj dhe që atëherë konfirmimet nuk kanë reshtur së rrituri. Nga 'tifosët' që ishin tashmë abonentë vitin e kaluar... 93.8% kanë konfirmuar vazhdimësinë e tyre! Sa i përket ‘të rinjve’, janë 13 mijë që i bashkohen famullisë besnike të ‘Olimpico’.

Faza e dytë dhe e fundit, ajo e shitjes falas, do të nisë të hënën. Stadiumi ‘Olimpico’ në Romë, i cili ka një kapacitet për pak më shumë se 70 mijë spektatorë, pritet të jetë një tenxhere me presion në çdo ndeshje të Serisë A vitin e ardhshëm.

Rritet 'Mourinho-mania' në Romë: numër rekord

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll