Sport

Gerard Pique humbet një milion ndjekës në ditë, popullariteti i Shakiras rritet...

Që kur Shakira dhe qendërmbrojtësi i Barçës konfirmuan ndarjen e tyre më 4 qershor kanë ndodhur këto...

17 Qershor 2022, 07:43 Nga DOSJA

Gerard Pique humbet një milion ndjekës në ditë,

SPANJE - Popullariteti i Gerard Piqué, një futbollisti i Barcelonës, është në rënie dhe ai ka humbur afro 5 milionë ndjekës në Instagram ditët e fundit. Konkretisht, profili i tij ka rënë me një milion ndjekës në ditë, ndërsa këngëtarja latino-amerikane fiton rreth 300 mijë përdorues në ditë.

Deri në atë masë, sa që ndarja dhe skandalet e tyre po bëjnë bujë, edhe te markat komerciale dhe tifozët e skuadrës së Barçës. Sipas sondazhit të fundit të 'Culemanía', 63.3% e tifozëve mendojnë se duhet të tërhiqet, ose të largohet nga klubi. Në këtë drejtim, vetëm 17.1% e të anketuarve janë plotësisht ‘Pro’ vazhdimit të tij. Edhe pse 14.1% mbrojnë vazhdimësinë e Piqué, me kushtin që ai të jetë fizikisht në 100%, ndërsa 5.4% e mbetur pohojnë se Pique duhet të ishte larguar shumë kohë më parë nga Barça.

Gerard Pique humbet një milion ndjekës në ditë,

Përkundrazi, këngëtarja kolumbiane ka pësuar rritje të ndjeshme në rrjetet e saj sociale, ku aktualisht është mjaft aktive, falë premierës së këngës së re të Rauw Alejandro. Që nga premiera e saj, janë thyer të gjitha rekordet, ku është pozicionuar si videoja më e shikuar në YouTube, duke kaluar 100 milionë shikime. Shakira ka arritur dy milionë ndjekës që nga dita kur agjencia e saj e menaxhimit konfirmoi ndarjen e saj nga Gerard Piqué përmes një deklarate.

Gerard Pique humbet një milion ndjekës në ditë,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll