Sport

Indiferencë apo shtrenjtësi? Vetëm 1200 tifozë belgë pronotojnë bileta për “Katar 2022”

Sipas të përditshmes flamande “Het Laatse Nieuws”, vetëm 1200 tifozë belgë kanë aplikuar për bileta për të ndjekur ndeshjet e ‘Djajve të Kuq’ në Katar.

17 Qershor 2022, 06:44 Nga DOSJA
Indiferencë apo shtrenjtësi? Vetëm 1200 tifozë belgë

BELGJIKE - Kupa e Botës në Katar duket se nuk ka ngjallur entuziazmin e tifozëve belgë. Sipas të përditshmes flamande "Het Laatste Nieuws", vetëm 1200 mbështetës të ‘Djajve’ kanë aplikuar për bileta që kur FIFA hapi zyrën e biletave për ata që dëshirojnë të ndjekin një ndeshje të ekipit të tyre të preferuar. Për krahasim, 20.000 bileta kishin gjetur blerës në Belgjikë gjatë fazës së parë të ndeshjeve për ‘Euro 2020’.

Por pse një indiferencë e tillë? I pyetur nga gazeta në gjuhën holandeze, Guy Van den Broeck, menaxher marketingu i "Fan Club 1895", klubi kryesor i tifozëve të kombëtares belge, beson se është kostoja totale e një udhëtimi të tillë ka ndikuar te shumë nga bashkatdhetarët e tij. 

“Kupa e Botës është në fund të vitit. Pas dy vitesh Covid, njerëzit duan të udhëtojnë këtë verë. Kjo është shumë e shtrenjtë, me çmimet aktuale të fluturimeve dhe karburantit.  Kështu që thuaji gruas tënde pak para Krishtlindjeve, se dua të shpenzoj 4000 euro për të ndjekur ndeshjet e Djajve të Kuq..."

Por tifozët belgë nuk duket se janë të vetmit në këtë fenomen: tabloidi ‘The Sun’ zbuloi javën e kaluar se qindra bileta të ndara për tifozët anglezë nuk kishin gjetur blerës për ndeshjet e para të ‘Tre Luanëve’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll