Sport

Leonardo: “Nuk më thanë se largimi im ishte kusht që Mbappe të rinovonte”

Ish-drejtori sportiv i PSG-së analizon largimin e tij në ‘L'Equipe’: “Kur bëj një bilanc të kohës time, numëroj finalen e Champions League, titujt e Ligës dhe Kupës... dhe nënshkrimin e Messit”.

17 Qershor 2022, 10:48 Nga DOSJA
Leonardo: “Nuk më thanë se largimi im ishte kusht që Mbappe

FRANCE - Leonardo Nascimiento është tashmë histori te PSG. Ish-lojtari dhe trajneri brazilian, i cili mbërriti në skuadrën pariziene në vitin 2019 për të marrë postin e drejtorit teknik, i ka dhënë lamtumirën e fundit kampionit francez nga dera e pasme, në heshtje dhe pa zhurmë, pas një sezoni konvulsiv dhe me rinovimin e Mbappé, si flamur i një etape të re, në të cilën ai nuk ka vend.

Lamtumira e munguar? "Ne folëm për largimin tim me klubin. Ndoshta është mënyra ime e të qenurit, por gjithmonë më duket pak patetike të them "faleminderit shumë, mirupafshim..." Nuk ishte e rëndësishme të bëja një deklaratë për shtyp. Marrëdhënia ime me PSG-në ka qenë gjithmonë e lidhur me një emocion shumë të fortë.

Po largohem me zero hidhërim! Sinqerisht, zero! Pastaj kam këndvështrimin tim, sigurisht, por nuk është koha për këtë. Është për të falenderuar Katari dhe Parisi, që ma dhanë këtë mundësi dhe unë këtë e them jo për demagogji. Bilanci im është se gjithçka mund të ishte bërë më mirë, mundet gjithmonë, - ka deklaruar ish- drejtori brazilian Leonardo për gazetën franceze ‘L'Equipe’.

Largimi i tij, kusht që Mbappe të rinovonte? "Jo, ata nuk ma thanë këtë. Por unë nuk dua të hyj në këto gjëra. Dhe fakti i mbajtjes së një lojtari të këtij niveli, francez dhe parizien, është i rëndësishëm për PSG dhe Ligue 1."

Ndonjë keqardhje? "Sigurisht. Me të vërtetë, nuk pendohesh në fillim, por e kuptoni më vonë që kemi gabuar. Është pjesë e futbollit. Kjo është arsyeja, pse unë kurrë nuk mendova të shqetësohesha sepse gjithçka jam përpjekur ta bëj siç duhet".

Tregu 2021 dhe Messi? “Sa i përket nënshkrimit të Messit, ishte diçka e papritur. E mendoj dhe them se kam marrë pjesë në transferimin e vetëm të Messit në karrierën e tij! Eshtë Pele, Maradona dhe ai, kështu që kur bëj një bilanc të kohës time këtu, numëroj finalen e Champions League, titujt e Ligës dhe Kupës... dhe nënshkrimin e tij”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll