Sport

Roberto Martínez: "Tifozët e Realit do të shohin një Hazard krejtësisht të ndryshëm"

Trajneri spanjol i Belgjikës ka deklaruar në një intervistë në ‘El Larguero’, se sulmuesi ‘los blancos’ është në momentin më të mirë të karrierës së tij. Trajneri spanjol i Belgjikës ka deklaruar në një intervistë në ‘El Larguero’, se sulmuesi ‘los blancos’ është në momentin më të mirë të karrierës së tij.

17 Qershor 2022, 11:22 Nga DOSJA
Roberto Martínez: "Tifozët e Realit do të shohin një

BELGJIKE - Nuk është hera e parë që trajneri spanjol i skuadrës belge vlerëson situatën e Eden Hazardit, dhe në këtë rast, ai nuk i është shmangur pyetjes se si e ka pare sulmuesin ‘los blancos’ në grumbullimin e Belgjikës javët e fundit.

"Eden Hazard është në momentin më të mirë të karrierës së tij. Unë u befasova nga gjendja mendore dhe fizike në të cilën ndodhej në qershor. Tifozët e Real Madridit do të shohin një Hazard krejtësisht ndryshe",- ka deklaruar ai gjatë intervistës në programin radiofonik ‘Spar’.

Përveç kësaj, trajneri spanjoll, është shprehur edhe se si do të ishte e ardhmja e tij pas botërorit në Katar, duke këmbëngulur se sulmuesi belg ‘los blancos’ i ka objektivat shumë të qartë: "Ai është i fiksuar pas suksesit te Real Madrid, nuk ka menduar të ndryshojë objektivin: ai dëshiron të fitojë Kupën e Botës. Kur ke një lojtar të aftë për të bërë ndryshimin, çfarëdo që të ndodhë do të jetë pozitive."

Për sa i përket të ardhmes së tij, Martínez në krye të kombëtares spanjole, ai është shprehur se nuk i takon atij t’i përgjigjet kësaj pyetje. “Unë jam gjithmonë i hapur për çdo projekt”, thotë trajneri, i cili nuk ka asgjë tjetër veç lëvdata dhe habi në nivelin e treguar nga lojtari i Barcelonës Gavi te ‘la Roja’. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll