Sport

‘Të mos dëgjojmë spekulimet’, Zhang i ashpër me mediat, mesazhi i presidentit të Interit

Steven Zhang është rikthyer në Milano për të ratifikuar sa më shpejt rikthimin e Lukakut dhe ardhjen e Dybala-s.

17 Qershor 2022, 12:52 Nga DOSJA

‘Të mos dëgjojmë spekulimet’, Zhang i ashpër me

MILANO- Steven Zhang është rikthyer në Milano për të ratifikuar sa më shpejt rikthimin e Lukakut dhe ardhjen e Dybala-s. Presidenti i Interit ndodhej në SHBA dhe ndoqi hap pas hapi punën e Beppe Marotta-s, duke vendosur vijën për forcimin e skuadrës, pavarësisht politikës së uljes së pagave por edhe shitjen e disa lojtarëve për të arkëtuar disa të ardhura.

Por, siç u përsërit edhe tre javë më parë, presidenti i klubit ka vënë në plan të parë rezultatin sportive. Ky ka qenë edhe thelbi i fjalës që presidenti ka mbajtur gjatë takimit  të zhvilluar dje në Interello. "Ne kemi përjetuar diçka unike duke fituar tre trofe. Tani le të mbyllim veshët mbi spekulimet që vijnë nga jashtë për klubin dhe le të punojmë sërish së bashku për të fituar”.

Një titull kampion, një Kupë Italie, një Superkupë  (përveç dy vendeve të dyta dhe një finale të Europa League). Një bilanc pozitiv që Zhang dëshiron ta përmirësojë tani: “Gjashtë vite më parë as që do ta kisha imagjinuar, sidomos nëse do të më kishin thënë se do ta kishim mundur Juventusin dy herë në finale”. Interi i tij nuk ka ndërmend të dorëzohet.

E.Ç (Dosja.al)

zhang

Sondazh

Poll