Sport

Ish-portieri emblematik shpall kandidaturën e tij për president të Paraguajit (video)

Ikona e portës, José Luis Chilavert (56) njoftoi në rrjetet sociale kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2023 në vendin e tij

17 Qershor 2022, 06:37 Nga DOSJA
Ish-portieri emblematik shpall kandidaturën e tij për president

PARAGUAJI - “Pasi reflektoj dhe ndjej përgjegjësinë për të ndërtuar një Paraguaj më të mirë, vendos të zyrtarizoj kandidaturën time për presidencën, në mënyrë që populli ynë të ndjehet edhe një herë krenari i Paraguajit”.  Këtë të enjte, në rrjetet e tij sociale, ish-portieri emblematik i Paraguajit, José Luis Chilavert, 56 vjeç, ka shpallur kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2023.

Portieri legjendar me 62 gola të shënuar gjatë karrierës së tij, kishte deklaruar në të kaluarën se donte të ndiqte gjurmët e ish-sulmuesit të Monaco, PSG dhe AC Milan, George Weah, i cili u zgjodh president i Liberisë.

Sipas një zëdhënësi, kandidatura e Chilavert do të regjistrohet jashtë "National Concertacion", një koalicion opozitar, përballë partisë së Kolorados (djathtas) të presidentit Mario Abdo, i zgjedhur në vitin 2019. Kolorado ka qenë në pushtet që nga viti 1947 në Paraguaj, me përjashtim të periudhës 2008-2013.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll