Sport

Ndodh edhe kjo! Mjaftoi një humbje dhe shkarkohet trajneri i Egjiptit…

Federata e Futbollit të Egjiptit njoftoi të enjten, se trajneri Ehab Galal, pas vetëm dy muajsh pasi mori detyrën në krye të Faraonëve, largohet nga detyra.

17 Qershor 2022, 06:34 Nga DOSJA
Ndodh edhe kjo! Mjaftoi një humbje dhe shkarkohet trajneri i

EGJIPT - Dy muaj dhe pastaj largohet. Federata e Futbollit e Egjiptit (EFA) njoftoi të enjten shkarkimin e trajnerit të Egjiptit, Ehab Galal (54), i cili kishte pasuar portugezin Carlos Queiroz në mes të prillit. EFA e njoftoi këtë të enjten në një konferencë për shtyp në Kajro se "rezultatet negative të trajnerit egjiptian nxitën largimin e tij".

Egjipti, pa kapitenin e tij të dëmtuar, Mohamed Salah, dhe disa lojtarë të tjerë kyç, u mund të enjten e kaluar nga Etiopia (2-0), në kualifikimet për Kupën e Kombeve Afrikane 2023. “Emrat e një numri trajnerësh të huaj janë duke u studiuar për të nisur negociatat me ta”, tha Hazem Emam, anëtar i bordit drejtues të Federatës Egjiptiane.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll