Politike

Vizita në Azerbajxhan, Meta pritet në takim nga Presidenti (FOTO)

Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, si dhe potencialin e jashtëzakonshëm që ekziston për forcimin e gjithanshëm të tyre në fushat me interes reciprok.

17 Qershor 2022, 10:13 Nga A.B
Vizita në Azerbajxhan, Meta pritet në takim nga Presidenti (FOTO)
Ilir Meta

BAKU- Në kuadër të vizitës në Baku, Presidenti iIlir Meta u prit në një takim të veçantë nga Presidenti i Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, si dhe potencialin e jashtëzakonshëm që ekziston për forcimin e gjithanshëm të tyre në fushat me interes reciprok. Meta shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e dhënë nga Azerbajxhani, si dhe nga Presidenti Aliyev për ndërtimin dhe zbatimin e suksesshëm të gazsjellësit TAP. Presidenti theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme që merr gazsjellësi TAP për sigurinë energjitike të Europës, në kontekstin e zhvillimeve të fundit, si burim alternativ energjie.

Në këtë kuadër, të dy presidentët vlerësuan nevojën jetike të fuqizimit të mëtejshëm të TAP, si dhe të zbatimit të shpejtë të projektit IAP (Gazsjellësi Adriatiko-Jonian), që do të sillte një impakt më të madh për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.

Në bisedën e frytshme u nënvizua me shumë interes thellimi i bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, tregtisë dhe turizmit, si dhe rritja e mëtejshme e shkëmbimeve midis dy vendeve.

ilir meta meta ne azerbajxhan

Sondazh

Poll