16 Qershor 2022, 22:31
Nga F.M
Spartak Braho
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho ka treguar se është përballur me efektivë policie që konsumonin lëndë narkotike brenda makinave të shtetit. I ftuar në emisionin “Frontline”, Braho tha se në makinë kishte ndjerë aromë kanabisi dhe kur ka pyetur oficerët e policisë për të, policët janë shprehur se kanë përdorur lëndë narkotike.
“Deri tani kemi folur mirë për trajtimin e policisë po nuk kemi folur problemet që ka venë policia. Ka mes tyre të korruptuar. Kam hyrë një ditë në një makinë policie, vinte era drogë. I thash ç’bëni mo çuna. Pimë ndonjëherë tha. Mos u çudit sepse këto punë i nxori testi që u bë në polici dhe u ndërpre se do të hapte një plagë të madhe. Jam i sigurt që ka plot nga këta që kanë bërë këtë shkollë kur bien në kontakt me drogaxhit i kërkojnë një cigare ose i kërcënojë se do t’i raportojnë. Apo i kërkojnë para e nisin problematikat. Krimi shpërthen lulëzon kur i krijon kushtet. Problemi është si i përgjigjen strukturat. Ne sot kemi një polici përgjithësisht të plagosur për shkak të situatës së trashëguar dhe kanë zënën vend, edhe pse kemi një drejtor policie me formim profesional të tillë, ka mbaruar akademinë e policisë nuk ka pasur të tillë më parë. Performanca personale është pozitive, rrezaton në organizimin e tyre, ka një numër personash që bashkëpunon shumë mirë por nuk pasqyrohet në terren. Por nuk është vetëm kjo. Çështja fillon në përgatitjen e policit të thjeshtë. Sot bëhen 6 muaj shkollë dhe 6 muaj kurs për të dalë polic. Kjo është e papranueshme. Gledis Nano nuk e ka në dorë këtë por shteti dhe qeveria që duhet të kuptojnë që me 6 muaj nuk bëhet polic, sepse një polic jo i rregullt mendërisht vret edhe kolegun. Një psikopat i sëmurë bëhet shkak për një ngjarje të rëndë,"- tha Braho.
spartak braho
Politike
16 Qershor 2022, 22:28
F.M
Spartak Braho
TIRANË- Ish-deputeti Spartak Braho ka komentuar 31-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste dhe festën e organizuar. ...
Politike
16 Qershor 2022, 21:54
F.M
Edi Paloka
TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka tha se deri në shtator të kë...
Politike
16 Qershor 2022, 21:48
F.M
Klodiana Spahiu
TIRANË- Ai qytetar që dëshiron një shërbim më cilësor mjekësor e më të shoejtë, do ...
Politike
16 Qershor 2022, 21:36
I.A
Sali berisha dhe Ilir Meta
BAKU- Forumi Gobal i IX në Baku të Azerbajxhan ka bërë bashkë Presidentin Ilir Meta dhe kreun e PD...
Politike
16 Qershor 2022, 20:20
I.A
Arben Shehu, Zbigniew Rau dhe Monika Zuchniak-Pazdan
TIRANË- Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu ka takuar sot n&eum...
Politike
16 Qershor 2022, 18:14
F.M
Dhuarata Çupi dhe Belinda Balluku
TIRANË- Debate në Kuvend! Ministrja Belinda Balluku është përplasur me deputeten e Partis...
Politike
16 Qershor 2022, 18:08
k.m.
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe me tone të larta në Kuvend sërish ka dalë pro bu...
Politike
16 Qershor 2022, 17:48
I.A
Kuvendi
TIRANË- Dy projekt-ligje janë miratuar gjatë seancës së sotme plenare. Projekt-ligjet që u miratuan janë p&...
Politike
16 Qershor 2022, 17:41
Enkelejd Alibeaj
Alibeaj: Fatkeqësisht aerportetet e Shqipërisë janë kthyer në porta largimi për shqiptarët pa kthim...
Politike
16 Qershor 2022, 17:38
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë thirrje gazetarëve që të mos e zbatojnë urdhrin e nxjerrë...