Aktualitet

Flakë nga salla e pajisjeve? Spitali i Sarandës: Nuk kishte zjarr, u izolua defekti

Spitali Bashkiak i Sarandës njofton qytetarët se nuk ka asgjë për t'u shqetësuar e se puna e tyre po vijon normalisht. 

17 Qershor 2022, 10:07 Nga A.B
Flakë nga salla e pajisjeve? Spitali i Sarandës: Nuk kishte zjarr, u
Spitali ne Sarande

SARANDË- Spitali i Sarandës ka mohuar që brenda sallës së pajisjeve mjekësore dhe të skanerit të ketë rënë zjarr. Përmes një reagimi zyrtar, tregohet se në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm u konstatua tym në pajisjen UPS mirëpo nuk kishte zjarr. Sipas spitalit, defekti mundi që të izolohej në kohë, duke mos shkaktuar dëme më të mëdha. Spitali Bashkiak i Sarandës njofton qytetarët se nuk ka asgjë për t'u shqetësuar e se puna e tyre po vijon normalisht. 

REAGIMI I SPITALIT:

“Duke u nisur nga lajmi i publikuar në media se ka rënë zjarr në Spitalin Bashkiak Sarandë, sqarojmë se: Në orën 8:00 të mëngjesit të sotëm u konstatua tym në pajisjen UPS të pajisjes mjekësore Scaner. Menjëherë u njoftua shërbimi zjarrfikës dhe ai i Policisë së shtetit duke bërë të mundur izolimin e menjëhershëm defektit. Spitali Bashkiak Sarandë bën me dije se nuk ka pasur zjarr apo dëmë ne pajisje të tjetra. Duke i siguruar qytetarët se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, Spitali Bashkiak Sarandë vijon punën normalisht në shërbim të qytetarëve”

Policia raportoi në orët e para të mëngjesit se zjarri kishte përfshirë repartin e pajisjeve mirëpo ishte bërë e mundur shuarja e tij.

zjarr ne spitalin ne sarande sarande

Sondazh

Poll