Sport

Mane kthehet në fshatin e tij, sulmuesi nuk harron nga e ka nisur; luan futboll në baltë me shokët e Senegalit

Ndërsa Bayern Munich vazhdon të shtyjë Liverpool-in për ta transferuar në Bavari, Sadio Manè është me pushime në qytetin e tij të lindjes, Senegal, ku ai është shumë më tepër se një idhull.

16 Qershor 2022, 18:45 Nga DOSJA

Mane kthehet në fshatin e tij, sulmuesi nuk harron nga e ka nisur; luan
SENEGAL- Ndërsa Bayern Munich vazhdon të shtyjë Liverpool-in për ta transferuar në Bavari, Sadio Manè është me pushime në qytetin e tij të lindjes, Senegal, ku ai është shumë më tepër se një idhull. Të hënën, sulmuesi mori pjesë në një ndeshje futbolli të luajtur në fshatin e tij të fëmijërisë, në fushën ku filloi historia e tij e futbollit.

Një lojë plot me yje nga vendi afrikan, i cili përkundër motit të pafavorshëm dhe fushës në gjendje të keqe, u ka dhuruar spektakël shumë spektatorëve të pranishëm.Sadio Manè u kthye në fshatin e tij të fëmijërisë në Senegal për të marrë pjesë në një ndeshje në fushën ku u rrit.

Sulmuesi, i cili duket i destinuar të largohet nga Liverpool për të kaluar në Bundesliga te Bayern Munich, është rikthyer në Bambali për të marrë pjesë në një ndeshje plot me yje të futbollit afrikan. Ndër të tjera, ish-sulmuesi i Newcastle Papiss Cisse dhe ish-Liverpool El-Hadji Diod, si dhe shoku i ekipit kombëtar në Senegal Mbaye Diagne dhe ylli Benin Desire Segbe morën pjesë.

E.Ç (Dosja.al)

mane

Sondazh

Poll