Sport

Klubi italian një hap larg galaktikës së “City Group”, afron akordi: Do të zgjidhet pas disa ditësh

Ngjitja e Palermos në Serinë B i dha një ëndërr skuadrës italiane,duke bërë që një populli tërë të shpërthejë pas shumë vitesh vuajtje në kategoritë inferiore.

16 Qershor 2022, 22:17 Nga DOSJA

Klubi italian një hap larg galaktikës së “City

ITALI- Ngjitja e Palermos në Serinë B i dha një ëndërr skuadrës italiane,duke bërë që një populli tërë të shpërthejë pas shumë vitesh vuajtje në kategoritë inferiore.
Megjithatë ajo që po luhet në zyra dhe në selinë e klubit ka bërë që tifozët të ëndërrojnë për një skuadër të madhe. Në fakt, presidenti Dario Mirri prej disa kohësh po zhvillon bisedime për shitjen e klubit me Holding City Football Group i cili drejtohet nga Sheikh Mansour, president i Manchester Cityt.

Mirri, sipas raportimeve të Sky Sport, në fakt, në orët e fundit ka takuar përfaqësuesit e Holding për një negociatë që po vazhdon prej muajsh. Takimi i fundit ishte pak i rëndësishëm pasi pati një përshpejtim të rëndësishëm në bisedimet rreth dy orëshe mes palëve. Ndjenja është se në fund Sheikh Mansour do të jetë në gjendje të rrëmbejë po-në e Mirrit, pavarësisht futjes së James Pallotta-s në minutën e fundit.

Ish-presidenti i Romës kishte bërë një sondazh të rëndësishëm për blerjen e klubit, duke nisur edhe një mesazh dashurie për qytetin në ditën kur skuadra arriti Serinë B italiane. Por në këtë pikë duket se pavarësisht vlerësimit, zgjedhja e presidentit të Palermos është të shkojë drejt sheikëve. Biseda e sotme mes palëve ka dhënë sinjale pozitive dhe marrëveshja tashmë duket më e afërt. Çfarë duhet bërë për ta mbyllur? Praktikisht do të duhej të plotësoheshin dokumentet e fundit të nevojshme për të përmbushur procedurën e kërkuar burokratike.

Në orët në vijim mund të ketë një takim të ri, ndoshta vendimtar, për mbylljen e marrëveshjes që në këtë pikë pritet pas disa ditësh. Palermo do t'i shtohej kështu dhjetë klubeve të tjera nën menaxhimin e Holding Mansour: Manchester City (Angli), Neë York City (Shtetet e Bashkuara), Melbourne City (Australi), Yokohama Marinos (Japoni), Montevideo City (Uruguay) Girona (Spanjë), Sichuan Jiuniu (Kinë), Mumbai City (Indi), Lommel (Belgjikë) dhe Troyes (Francë) pa harruar Vannes (Francë) dhe Bolivar (Bolivi) të cilët janë partnerë të City Football Group.

E.Ç (Dosja.al)

palermo

Sondazh

Poll