Sport

Agjenti i vuri 'vulën' të ardhmes së Lautaro Martinez,por Inter nuk mendon kështu; Tottenham po përgatit ofertën

Te Inter ka një interesim të ri nga Tottenham për Lautaro Martinez

16 Qershor 2022, 22:03 Nga DOSJA

Agjenti i vuri 'vulën' të ardhmes së Lautaro

ITALI- Te Inter ka një interesim të ri nga Tottenham për Lautaro Martinez. Klubi zikaltër për momentin nuk duket aspak i gatshëm për të shitur sulmuesin, por sipas raportimeve të TMë, përballë një oferte të rëndësishme dhe konkrete nga Spurs, situata mund të ndryshojë shpejt.

Sidomos nëse ndërkohë vijnë lajme pozitive në frontin Dybala-Lukaku. Për më tepër, për sulmuesin po flitet për një kontakt të mundshëm mes drejtuesve të Tottenham dhe atyre të Interit.

Nëse dy lojtarët do të mbërrinin së shpejti te Inter, e ardhmja e Lautaro-s mund të marrë një kthesë ndryshe. Një ofertë që Inter në këtë pikë mund të vendosë ta dëgjojë me kujdes dhe ta marrë seriozisht duke rishikuar planet për të ardhmen e Skriniar dhe De Vrij. Tottenham nuk heq dorë nga argjentinasi.

E.Ç (Dosja.al)

lautaro martinez

Sondazh

Poll