Sport

E BUJSHME NGA ITALIA| Skriniar pranon ofertën e PSG, tani duhet bindur Inter!

Tuttomercatoweb jep një lajm të bujshëm. Mbrojtësi i Interit Milan Skriniar ka pranuar ofertën e PSG.

16 Qershor 2022, 18:29 Nga DOSJA

E BUJSHME NGA ITALIA

ITALI- Tuttomercatoweb jep një lajm të bujshëm. Mbrojtësi i Interit Milan Skriniar ka pranuar ofertën e PSG. Klubi francez i ka ofruar sllovakut 7 milionë euro në vit për 4-5 sezone. Megjithatë duhet thënë se ende nuk ka një marrëveshje midis klubeve. Oferta e skuadrës franceze deri më tani është 50 milionë, ndërkohë që klubi italian dëshiron 60-65 milionë.

Duhet përmendur se Skriniar prej vitesh është kthyer në lojtarin më të dashur të tifozëve të Interit, dhe një largim do të irritonte ambjentin zikaltër.

E.Ç (Dosja.al)

skriniar

Sondazh

Poll